Drejtori i Monacos, Thiago Scuro, beson se skuadra franceze do të kalojë tutje pas dy ndeshjeve.
Ai ka thënë se do të përballen dy skuadra shumë të forta e me traditë. Ka thënë se nuk mendojnë për fazën e 1/8 së finales për momentin, ku mund të përballen me Liverpoolin apo Barcelonën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për këtë arsye jemi kualifikuar, për t’u përballur me ekipe të mëdha dhe për të luajtur ndeshje të mëdha. Benfica është skuadër e madhe me traditë të madhe evropiane. Do të jenë dy ndeshje shumë të forta. Shpresojmë që të avancojmë e ta vazhdojmë rrugëtimin në këtë garë. Është herët të flitet për 1/8 e finales. Për momentin jemi të fokusuar për sfidat që na presin. Do të kthehemi në Ligue 1 me ndeshje ndaj Auxerret në shtëpi. Më pas do ta japim gjithë energjinë në këto dy ndeshje”, është shprehur Scuro.