Disfata 3:1 nga Milani në Ligën e Kampionëve, ka bërë që puna e trajnerit Carlo Ancelotti në krye të Real Madridit, të jetë e rrezikuar.
Malick Thiaw, Alvaro Morata dhe Tijjani Reijnders shënuan në “Santiago Bernabeu” të martën mbrëma, për fitoren impresive të “kuqezinjve” ndaj madrilenëve, që janë fitues në fuqi të “Championsit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor kjo humbje ka bërë që Ancelotti të mos e ketë të sigurt punën te Real Madridi, kanë shkruar mediat spanjolle të mërkurën.
“Marca” ka shkruar se ky Real Madrid e ka prekur fundin.
Real Madridi ka pësuar dy humbje rresht në të gjitha garat.
U mposht edhe nga Barcelona 4:0 në La Liga.