Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dinamo lëshon fitoren nga dora

Dinamo

Dinamo Zagrebi ishte duke udhëhequr 2:0, por megjithatë nuk shënoi fitore ndaj Monacos. Të mërkurën mbrëma në “Maksimir”  të Zagrebit, Dinamo e Monaco luajtën 2:2 në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve.

Kampionia kroate kaloi në epërsi 1:0 në minutat shtesë të pjesës së parë, kur realizoi Petar Suçiq. Në minutën e 66-të për 2:0 shënoi Martin Baturina.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por skuadra nga Ligue  1 e Francës iu doli të kthehet. 

Mohammed Salisu shënoi për 2:1 në minutën e 74-t. Ndërkohë Denis Zakaria realizoi penallti në minutën e 89-të për 2:2.

Arijan Ademi startoi te Dinamo dhe luajti deri në minutën e 63-të. Arbër Hoxha qëndroi në stol.

Dinamo në xhiron e parë ishte shkatërruar 9:2 nga Bayerni.

Monaco në xhiron e parë kishte fituar 2:1 ndaj Barcelonës.