Jose Mourinho i ka detyruar lojtarët e Benficas të flenë në qendrën stërvitore pas disfatës nga Braga në gjsymëfinale të Kupës së Ligës.
Tekniku portugez nuk është shqetësuar, madje ka thënë se shpreson që ata “të mos flenë, por të mendojnë më shumë”.
Benfica u eliminua pas disfatës 3:1 në shtëpi, dhe e mbylli ndeshjen me 10 futbollistë pasi ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, Nicolas Otamendi, u përjashtua nga loja me të kuq. Mourinho e nisi karrierën si trajner te Benfica në vitin 2000, por qëndroi vetëm 10 ndeshje. Kishte telashe me presidentin e klubit në atë kohë dhe u largua.
Tani i ka 14 fitore në 23 ndeshje në krye të Benficas, ndërsa disfata të mërkurën ia ndërpreu ecurinë prej 11 ballafaqimeve pa disfatë.