Futboll

Cornelius ia siguron Copenhagenit pikët e plota

Andreas Cornelius

Me golin e zëvendësuesit Andreas Cornelius në minutën e 90-të, Copenhageni arriti që t’i sigurojë pikët e plota në udhëtim te Villarreali. 

Cornelius u inkuadrua në lojë në minutën e 71-të, ndërsa shënoi pak para fundit të gjithë ndeshjes për 3:2. 

Me këtë rezultat, Copenhageni e fitoi sfidën e xhiros së gjashtë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, në udhëtim te Villarreali. 

Mohamed Elyounoussi që në minutën e dytë e kaloi në epërsi skuadrën daneze, ndërsa Santi Comesana i barazoi shifrat në minutën e 47-të. 

Gëzimi i spanjollëve zgjati vetëm një minutë, pasi Elias Achouri i mysafirëve shënoi për 2:1. Për 2:2 realizoi Tanitoluëa Oluëaseyi në minutën e 56-të, kurse Cornelius ia siguroi Copenhagenit fitoren e dytë të këtij edicioni. Copenhageni ka shtatë pikë, ndërsa Villarreali mbetet me një pikë, me gjasa fare të vogla për të avancuar në fazën nokaut.