Futboll

Chelsea “shkatërron” skuadrën Noah

Chelsea

Chelsea ka shpërthyer në pjesën e parë për fitoren shumë bindëse ndaj Noahut. Të enjten mbrëma, Chelsea fitoi 8:0 ndaj skuadrës armene, Noah, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Konferencës.

Chelsea gjashtë golat e parë i shënoi në pjesën e parë.

Tosin Adarabioyo në minutën e 12-të realizoi për 1:0. Një minutë më pas, Marc Guiu shënoi për 2:0. Për 3:0 realizoi Axel Disasi në minutën e 21-të. Joao Felix e shënoi golin e katërt dhe të gjashtë në minutën e 21-të dhe 41-të.

Golin e pestë e shënoi Mykhailo Mudryk në minutën e 39-të.

Christopher Nkunku i realizoi dy golat e fundit për Chelsean në minutën e 69-të dhe 76-të.

Chelsea është në pozitën e parë me nëntë pikë. Noahu ka tri pikë dhe është në vendin e 28-të.