Trepça ’89 vazhdon të jetë klubi që prodhon thuajse më së shumti futbollistë në vend. Shkolla e futbollit e këtij klubi mitrovicas është tashmë e njohur për lojtarët e rinj cilësorë që i nxjerr.
Dy prej tyre, Ensar Begu e Ermal Januzi, aktualisht janë duke u provuar te gjiganti kroat, Hajduku i Splitit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHajduku po ashtu është i njohur për rastin që ua jep lojtarëve të rinj, duke përfshirë ata nga Kosova.
Begu e Januzi janë pjesë e ekipit U19 të Trepçës’ 89, ndërsa po provohen te Akademia e Hajdukut. Periudha e testimit të tyre nisi të hënën, ndërsa përfundon më 30 nëntor.
“Klubi ynë ndihet krenar për këtë arritje dhe u uron suksese Ensarit e Ermalit në këtë sfidë të rëndësishme. Presim të na përfaqësojnë me dinjitet dhe profesionalizëm”, ka shkruar shkolla e futbollit e klubit mitrovicas.