Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barnetta: Xhaka është lider i vërtetë

Granit Xhaka

Granit Xhaka

Bayer Leverkuseni luan sot prej orës 17:30 ndaj Ëerder Bremenit. Me fitore, skuadra e Granit Xhakës shpallet kampione e Bundesligës.  Dhe merita të mëdha për këtë sukses ka pikërisht mesfushori kosovar.

Këtë e pranon edhe Tranquillo Barneta, ish-bashkëlojtari i Xhakës te Zvicra. Barneta është njëri prej dy të huajve me më së shumti paraqitje për Leverkusenin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ai është lider i vërtetë. Karriera e tij flet mjaftueshëm. Ishte kapiten i Gladbachut dhe Arsenalit. Nuk bëheni i tillë vetëm duke u paraqitur mirë. Por pasi je karakter i jashtëzakonshëm”, ka thënë Barnetta për “Blick”.

Leverkuseni, i formuar si klub në vitin 1904, po e fiton titullin e parë në Bundesligë.