Vlera e futbollistëve aktualë të Kosovës në tregun e transferimeve është 143,38 milionë euro.
Këtë vlerësim e bënë faqja e specializuar për transferimin e futbollistëve, “transfermarkt”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë vlera e përgjithshme e lojtarëve aktualë të Austrisë është dukshëm më e lartë, 231,9 milionë euro.
Irlanda, që është tjetër kundërshtare e Kosovës në grupin e Ligës së Kombeve, vlerësohet 197,8 milionë euro.
Ndërkohë lojtarët e Izraelit vlerësohen më pak se ata të Kosovës. Gjithë lojtarët aktualë të Izraelit kanë vlerë prej 79,5 milionë euro.
Sa i takon ranglistës së FIFA-s, Austria është e 24-ta, Irlanda e 59-ta, Izraeli i 77-ti dhe Kosova e 79-ta.