Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Atletico deklason Spartën e shqiptarëve

Ermal KRasniqi

Atletico Madridit e ka deklasuar Sparta Pragë në ndeshjen e xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve.

Të martën, Atletico fitoi 6:0 në Pragë.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë për Spartën luajtën Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi e Qazim Laçi. Në minutën e 60-të u inkuadrua edhe Indrit Tuci.

Por skuadra e Diego Simeones ishte në top formë.

Julian Alavarez (15’ 59’), Angel Correa (85’ 89’), Marcos Llorente (43’) dhe Antoine Griezmann (70’) shënuan golat për Los Colchoneros.

Edhe Albion Rrahmani asiston në fitoren e Sparta Pragës Futboll 2 muaj më parë Albion Rrahmani asiston në fitoren e Sparta Pragës

Me fitore Atletico pozicionohet në vendin e nëntë me po aq pikë.

Sparta ka katër pikë në vendin e 28-të.