Futboll

Rrahmani asiston në fitoren e Spartës së Pragës

Albion Rrahmani

Albion Rrahmani ka asistuar në fitoren e skuadrës së Spartës së Pragës. 

Sparta e Pragës e mposhti në shtëpi skuadrën Hradec Kralove me rezultatin 2:0.  Ndeshja e zhvilluar të dielën mbrëma i takoi javës së 22-të të elitës së futbollit çek. 

Rrahmani asistoi te goli për 1:0 të cilin e shënoi sulmuesi Lukas Haraslin në minutën e 19-të. Sulmuesi kosovar luajti deri në minutën e 83-të. 

Për 25-vjeçarin Rrahmani ishte asistimi i tretë këtë edicion. Ka edhe 13 gola të shënuar. 

Sparta ka 47 pikë në vendin e dytë. Skuadra Hradec Kralove renditet në pozitën e shtatë me 30 pikë.


Asiston Albion Rrahmani

Albion Rrahmani ka asistuar në golin e epërsisë 1:0 të Sparta Pragës kundër Hradec Kralov.

Sulmuesi i Kosovës asistoi për golin e shënuar nga Lukas Haraslin në minutën e 19-të.

Kjo ndeshje i takon javës së 22-të të elitës së futbollit të Çekisë.