Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Asistimi i Asllanit nuk mjafton, Bayerni fiton bindshëm ndaj Hoffenheimit

Bayern

Bayern Muncheni i është kthyer fitores, në llogari të Hoffenheimit të tre reprezentuesve të Kosovës.

Të dielën mbrëma në Munih, Bayerni e fitoi 5:1 ndeshjen e xhiros së 21-të të Bundesligës.

Gjërat u bënë shumë të vështira për Hoffenheimin në minutën e 17-të kur direkt me të kuq u përjashtua mbrojtësi nigerian, Kevin Akpoguma.

Sulmuesi anglez, Harry Kane konkretizoi penalltinë tre minuta më pas për 1:0. Në minutën e 35-të, Fisnik Asllani shfrytëzoi gabimin e portierit Manuel Neuer dhe asistoi për kroatin Andrej Kramariq që realizoi për 1:1.

Por Hoffenheimi nuk kishte forcë për të bërë më shumë.

Edhe Asllani po kthehet, Hoffenheimi ende jo Futboll Asllani po kthehet, Hoffenheimi ende jo

Kane shënoi tjetër gol nga penalltia në minutën e 45-të për 2:1. Ylli anglez asistoi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë për Luis Diaz, që shënoi për 3:1.

Sulmuesi nga Kolumbia, Diaz, shënoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë për rezultatin final. Në minutën e 62-të shënoi për 4:1, ndërsa “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 89-të.

Albian Hajdari, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani startuan te Hoffenheimi, që i kishte fituar të gjitha pesë ndeshjet në janar. Asllani e la fushën në minutën e 66-të, kurse Avdullahu në minutën e 81-të.

Bayerni ishte pa fitore në dy ndeshjet e kaluara në Bundesligë.

Tani udhëheqë në tabelë me 54 pikë, gjashtë më shumë se Borussia Dortmundi. Hoffenheimi mbetet i treti me 42 pikë.

Edhe Asllani e Hajdari e ngrenë Hoffenheimin në pozitën e katërt Futboll Asllani e Hajdari e ngrenë Hoffenheimin në pozitën e katërt

Asistim i Asllanit në ndeshjen ndaj Bayernit

Fisnik Asllani ka asistuar për golin e barazimit 1:1 për Hoffenheimin, në ndeshjen ndaj Bayern Munichut në “Allianz Arena”. 

Sulmuesi i Kosovës asistoi në minutën e 35-të në golin që e realizoi sulmuesi kroat, Andrej Kramariq. 
Asllani përfitoi pas gabimit të Manuel Neuerit, portierit të skuadrës bavareze. 

23-vjeçari në superformë në këtë edicion të Bundesligës i ka gjashtë gola e katër asistime.

Edhe Asllani fiton penallti në fitoren e Hoffenheimit Futboll Asllani fiton penallti në fitoren e Hoffenheimit