Futboll

Arsenali fiton ndaj Olympiacosit

arsenal

Gabriel Martinelli realizoi gol për Arsenalin në pjesën e parë, ndërsa në fund të ndeshjes realizoi edhe Bukayo Saka. 

Dhe me golat e Martinellit e Sakas, Arsenali i siguroi pikët e plota të mërkurën mbrëma në xhiron e dytë të fazës së ligës në Champions. 

Martinelli shënoi në minutën e 12-të pas asistimit të Victor Gyokeresit. 

Mysafirët shënuan gol me Chiquinhon në minutën e 67-të, por u anulua për pozitë jashtë loje. Saka realizoi për 2:0 në minutën e dytë të shtesës. 

Arsenali ka gjashtë pikë në dy ndeshje pas fitores ndaj Athletic Bilbaos. 

Olympiacosi mbetet me pikën e fituar ndaj Pafosit në ndeshjen e parë.