Ish-mbrojtësi Alvaro Arbeloa do ta zëvendësojë Raul Gonzalezin si trajner i Real Madridit B, ka njoftuar klubi mbretëror të mërkurën.
Madridi njoftoi se Arbeloa do të bëhet trajner, një ditë pasi ish-ylli i kësaj skuadre, Raul, njoftoi për largimin pas shtatë vjetësh.
“Arbeloa është legjendë e Real Madridit dhe futbollit spanjoll. Ai është njëri prej ikonave që është rritur në këtë klub. Ai ka qenë shembull i vlerave të klubit tonë”, ka njoftuar Real Madridi.
Arbeloa të rinjtë e Realit i ka drejtuar prej vitit 2020.
Me grupmoshën U19 e fitoi tripletën në edicionin 2022/23, ku përfshihen Liga e Kampionëve, liga spanjolle dhe Kupa e Mbretit.
Ish-mbrojtësi i krahut të djathtë i luajti 238 ndeshje me ekipin e parë të Madridit prej vitit 2009 deri në vitin 2016.
Arbeloa e ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, një herë Kupën e Botës për klube, nga një herë Superkupën e Evropës , Superkupën e Spanjës, La Ligën dhe dy herë Kupën e Mbretit.
Arbeloa ka luajtur 56 ndeshje për Spanjën, ndërsa ishte fitues i Botërorit 2010 si dhe Kampionatit Evropian në vitet 2008 dhe 2012.
Arbeloa ekipit të parë të Realit iu bashkua nga Liverpooli, me të cilën skuadër i zhvilloi 98 ndeshje në tri edicione.