Futbollistët e Manchester Cityt kanë vazhduar me ankesa për orarin e ngjeshur të ndeshjeve.
Së fundmi mbrojtësi zviceran, Manuel Akanji, ka shprehur pakënaqësitë e tij lidhur me ndeshjet e shumta që është duke i zhvilluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk mund të vazhdojë kjo mënyrë që të shtohen ndeshjet. Duhet të mendoni edhe për lojtarët. Në një moment do të jemi shumë të lodhur për të luajtur ndeshje të tjera. Dhe pastaj vijnë lëndimet. Ne stërvitemi sa më shumë që të jetë e mundur dhe që të jemi në formë, por duhet të ketë një kufi”, ka thënë Akanji, shkruan të hënën “Daily Mail”.
Pakënaqësi për orarin e ngjeshur të ndeshjeve kanë shprehur edhe Kevin De Bryne dhe Bernardo Silva. FIFA dhe UEFA janë përgjegjës për orarin e ndeshjeve në futboll.