Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ajzeraj: E kemi pritur këtë ditë, synojmë rezultat pozitiv

Almir Ajzeraj

Drita e Gjilanit të enjten do të paraqitet për herë të parë në një garë të UEFA-s për klube. Drita debuton kundër ekipit finlandez KuPS në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

Për herë të parë në një garë evropiane paraqitet edhe sulmuesi i krahut, Almir Ajzeraj. Ndeshja KuPS – Drita luhet të enjten nga ora 18:45. Luhet në Tampere të Finlandës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është hera e parë për klubin dhe për mua si futbollist në këtë garë. Kemi punuar për ta pritur këtë ditë dhe besoj se jemi gati të paraqitemi sa më mirë në ndeshje”, ka thënë Ajzeraj.

Ai ka vlerësuar ekipin finlandez, por ka shtuar se Drita synon të kthehet në Kosovë me rezultat pozitiv.

“Atmosfera nuk ka qenë kurrë më e mirë në ekip. Jemi përgatitur maksimalisht dhe presim të dalim me rezultat pozitiv”, ka theksuar ai.