Ndeshjet e xhiros së fundit të elitës së futbollit të Kosovës për edicionin 2023/2024, janë mbyllur pa befasi.
Llapi fitoi thellë 5:1 në udhëtim te Liria dhe siguroi Ligën e Evropës.
“Këpucën e Artë” për këtë sezon e siguroi sulmuesi Muhamet Hyseni që shënoi dy gola dhe e mbyll kampionatin me 26 gola në total, një më shumë se Drilon Hazrollaj. Golat tjerë për Llapin i shënuan Arbnor Ramadani dhe Ahmed Januzi, si dhe një autogol e realizoi Mamadou Cissokho.
Drita barazoi 1:1 me Malishevën. Për Dritën realizoi Besnik Krasniqi, ndërsa Hazrollaj për Malishevën.
Gjilani dhe Feronikeli 74 i fituan ndeshjet që i patën në garën për barazh dhe tabela nuk ndryshoi. Gjilani mposhti 4:2 në udhëtim skuadrën e Dukagjinit, ndonëse dy herë ishte në disavatazh. Feronikeli 74 nuk pati telashe në udhëtim te Fushë Kosova dhe fitoi 3:0.
Edhe
Ashtu si pritej – Llapi në barazh, Suhareka në Ligën e Parë
Ballkani e mbylli kampionatin me fitore 2:1 ndaj Prishtinës me rikthim të rezultatit, me golat e Edvin Kuçit dhe Armend Thaqit, kurse për Prishtinën realizoi Hasan Hyseni.
Ballkani e mbyll kampionatin me 78 pikë në vendin e parë.
Llapi i dyti me 71 pikë. Drita në vendin e tretë me 66 pikë, kurse Malisheva e katërta me 57 pikë.
Ballkani do të luajë në kualifikimet e Championsit, Llapi në Ligën e Evropës, kurse Drita e Malisheva në Ligën e Konferencës.
Prishtina në vendin e pestë mbetet me 49 pikë, Dukagjini me 45 në vendin e gjashtë, aq sa edhe Gjilani në vendin e shtatë. Me një pikë më pak në vendin e tetë kampionatin e mbyll Feronikeli 74 që do të luajë në barazh me fituesin e ndeshjes Dinamo – Prishtina e Re. Dy skuadrat e Ligës së Parë e luajnë barazhin të dielën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Fushë Kosova me 20 pikë dhe Liria me 14 pikë ishin përshëndetur më herët nga elita e futbollit kosovar.
Rezultatet nga java e fundit:
FT: Ballkani 2:1 Prishtina
Edhe
Xhiroja e fundit vendos për barazh dhe Evropë
(Edvin Kuç 46’ Armend Thaqi 78’ / Hasan Hyseni 14’)
FT: Liria 1:5 Llapi
(Suhejb Berisha 53’ / Arbnor Ramadani 28’ Ahmed Januzi 63’ Mamadou Cissokho a.g 66’ Muhamet Hyseni 83’ 90+3’)
FT: Drita 1:1 Malisheva
(Besnik Krasniqi 53’ / Drilon Hazrollaj 14’)
FT: Dukagjini 2:4 Gjilani
(Blerind Morina 14’ Osman Mëziu 24’ / Senad Jaroviq 16’ 76' Donaldo Açka 46’ Edi Basha 72’)
FT: Fushë Kosova 0:3 Feronikeli
Edhe
Mbyllen edhe katër ndeshjet tjera ku u shënuan 24 gola
(Kastriot Rapuca a.g 10’ Ilirid Ademi 85’ Shpresim Zogu 89’)

Tabela