Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Skuadra e momentit në Serie A kërkon talentin shqiptar

Bologna FC

Bologna, që ka befasuar me rezultate të mira këtë edicion në Serie A, është duke u interesuar për një futbollist shqiptar. Mediat në Zvicër e Itali kanë shkruar të mërkurën që  Bologna po  interesohet për mbrojtësin Albian Hajdari. 

20-vjeçari është pjesë e Luganos. Në fakt Bologna e synon trajnerin e Luganos, Mattia Croci-Torti, që me vete pritet ta marr Hajdarin. Ai është pjesë e U21 të Zvicrës, ndërsa është rritur te Baseli. Te Lugano luan prej vitit 2022, pas një ndaljeje te Juventusi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hajdari kërkohet edhe nga kampioni i Zvicrës, Young Boysi.

Bologna aktualisht është e treta në Serie A dhe do të luaj në Champions në edicionin e ardhshëm. Me shumë mundësi edhe Hajdari.