Surroi: Përshëndetje! Në PIKË, Ilaz Ramajli, tash avokat, po atëherë kryetar i Kuvendit të Kosovës, kur u shpall Kosova shtet i pavarur. Ilaz, mirë se vjen!
Ramajli : Mirë se ju gjej, faleminderit për thirrjen!
Surroi: Po kthehemi te një rrëfim, i cili nuk është treguar shumë, ose është pjesë e një historie e cila nuk përsëritet shumë. Është pjesa më e vështirë e tranzicionit e Kosovës, dhe është momenti më dinamik dhe i çuditshëm që të ka sjellë këtu në politikë.
Ti ke hyrë në politikë në kohë të vështira, jo bash në të lehtat.
Momenti i parë kur kam dëgjuar për ty ka qenë kur ke qenë anëtar i udhëheqjes së Kryesisë së Komitetit Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës, në atë kohë kryetar u pat bërë Rrahman Morina. Pjesa ndoshta më e vështirë kur fillon edhe rrëzimi i pushtetit. Si e përjeton atë moment ti?
Ramajli : Edhe pse ka kaluar shumë kohë, unë e kujtoj, thuaja se në detale. Unë në atë kohë kam qenë sekretar dhe anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Kosovës. Nga viti 1986.
1986-n ishin mbajt zgjedhjet edhe ish një proces i zgjedhjes së Qeverisë së Kosovës. Në atë kohë unë kam qenë kryetar i Gjykatës Komunale në Kaçanik, domethënë 1986-n, thuaja se e kisha kryer mandatin, dhe për mandatar ishte përcaktuar Nazmi Mustafa.
Nazmiu kishte raporte të mira me Muhamed Mustafën, me Isa Mustafën, ata ishin shokët e mi që nga rinia e hershme dhe në bazë të asaj që më vonë më kanë tregu, Nazmiu e ka kërku një... kush do të jetë anëtar i Qeverisë dhe sekretar, por i cili, do të thotë, mund ta kryejë atë detyrë me sukses.
Ka qenë një pozicion shumë i rëndësishëm për shkak se kompetencat e sekretarit të Qeverisë ishin të nduarnduarshme. Përveç përcjelljes së punës, Qeverisë, ligjshmërisë së Qeverisë e kishte edhe këtë pjesën teknike, shërbimet e përbashkëta e shumë gjëra.
Surroi: Edhe të kujtojmë, konteksti është jashtëzakonisht i vështirë, është fushata e Millosheviqit...
Ramajli : Kishte fillu, po ende...
Surroi: ...këto mitingjet kishin filluar...
Ramajli : ...nuk kishte hov ashtu si mori ma vonë. Dhe Muhameti i kish propozu Nazmiut dhe ky ka qenë si do të thotë motiv, që Nazmiu më ka propozu për anëtar të Këshillit Ekzekutiv dhe unë u zgjodha.
Edhe në atë kohë, situata ka qenë e vështirë. Në qoftë se të kujtohet, se ti ke qenë edhe pjesëmarrës, në gjithë bllokun socialist filloi një krizë ekonomike e cila ashiqare shihej se nuk mund tejkalohet vetëm me mekanizmat që ishin përdorë atëherë në këto sisteme për tejkalimin e saj. Ajo filloi me i rrënu, do të thotë, themelet e këtij sistemi.
Surroi: Është krizë sistemore faktikisht.
Ramajli : Po. Dhe kjo u shpreh edhe në Jugosllavi. Krahas kësaj kishin fillu edhe procese të ngritjes së ndjenjës nacionaliste si në Rusi ashtu edhe shumë vende të bllokut socialist. E kjo kish ndodh edhe në Jugosllavi.
Në Jugosllavi, në atë kohë, sidomos në pjesën e fundit, 1987- 88-89, zhvilloheshin paralelisht dy rryma politike: njëra ishte ajo për reformën e sistemit, të cilën më vonë si sinonim i saj u bë Ante Markoviqi, i cili edhe u emnu...
Surroi: Që nënkuptonte sistem shumëpartiak dhe ekonomi të tregut...
Ramajli : ...iniciativën private e tjera...
Surroi: ...sundim të ligjit...
Ramajli : ...sundim të ligjit dhe ajo diçka e stabilizoi situatën.
Pjesa tjetër ishte pjesa të cilën e përfaqësonte Millosheviqi dhe Serbia ishte pjesa nacionaliste, e cila absolutisht ishte e qartë, kishte për qëllim më mbizotërimin e ideologjisë nacionaliste serbomadhe, kontrollin e organeve federative nga Serbia
Surroi: ...dhe ushtria...
Ramajli : ...dhe si pikë e parë në projektin e tyre dukej që do të jetë marrja e autonomisë absolute të Kosovës në rend të parë, por edhe të Vojvodinës dhe krijimin e Serbisë unike, siç thoshin ata dhe të barabartë me republikat tjera, kinse ato tjerat nuk i kishin problemet që i kishte Serbia.
Kjo ishte atmosfera, do të thotë në vitin 1988 dhe në kohën kur u bënë ndryshimet, Azem Vllasi e kreu mandatin, erdh Kaqusha mbas tij dhe edhe ajo e kreu... atëherë ishte një mandat njëvjeçar... dhe në krye të Lidhjes Komunistëve të Kosovës, edhe pse kishin fillu në përgjithësi në Kosovë, polarizimet, ishte ba një luftë, unë më vonë e kam kuptuar në mes të dy rrymave të Serbisë në Kosovë për vendosjen e personalitetit i cili do të ishte në krye të Lidhjes Komuniste
Njëra ishte rryma e Millosheviqit që doli më vonë fitimtare në të gjitha aspektet dhe tjetra e Ivan Stambolliqit që ishte... dukej që ishte më liberale, por në fakt qëllimi ishte i njëjtë, domethënë për shkak se edhe rryma e parë, edhe e dyta, kishin për qëllim heqjen e autonomisë së Kosovës natyrisht edhe Vojvodinës, krijimin e Serbisë unike.
Mjetet ishin të ndryshme që ata i preferonin do të thotë. Millosheviqi anonte nga forca, ndërkaq rryma tjetër preferonte qeverisjen e Kosovës, ose sundimin e Kosovës me shqiptarë, kështu e quanin.
Për mua ishte gati më e rrezikshme sesa ajo e para, se do të thonte se me pranu çdo gjë, por prapë formalisht shqiptarët mos m’u eliminu si figura shtetërore, politike, etj.
Dhe kishte mbizotënu vija e Milosheviqit, ish propozu Rrahman Morina për sekretar të partisë.
Surroi: Edhe njëkohësisht e ka mbajtur me duket edhe postin, për një kohë, edhe të Punëve të Brendshme...
Ramajli : Nuk e di. Por një ditë më thirri Nazmi Mustafa, kryetar e Këshillit të Ekzekutivit, në zyrë. Edhe kur shkova unë, po e shoh aty Rrahmanin. Rrahmani kishte qenë katër vjet sa edhe unë, ai është Sekretar i Punëve të Brendshme, unë Sekretar i Qeverisë. I njihsha, do të thotë, edhe nuk ish që hera e parë e takoja.
Edhe Nazmiu më tha, Rrahmani po propozon që ti me shku sekretar ekzekutiv. Atëherë ishte një rang në Komitetin Krahinor ishin anëtarët e Kryesisë dhe sekretarët ekzekutivë.
Unë i thashë nuk jam i interesum, unë e kam punën dhe mendoj që po e kryej mirë. Më pëlqen puna është në suaza të profesionit tim, s’jam i interesuar.
Aty e përmend që për anëtar të Kryesisë, Rrahmani e përmendi, tha është Hazër Susuri. Hazëri ishte nënkryetar i Qeverisë
Edhe kërcej ky Nazimiu, tha: “Shiqo Rrahman, nuk mundesh me marrë Ilazin, me e propozu. Ky është anëtar i Qeverisë edhe sekretar i Qeverisë, ti po e propozon për sekretar ekzekutiv, edhe le të mbyllet kjo punë”.
Edhe unë mendova që përfundoi kështu, do të thotë. Ditën e nesërme përfundoi orari i punës, unë shkoj në shtëpi. Në mbrëmje, në ora 20:00, mbledhja e Komitetit Krahinor, ku zgjidhej Kryesia, e dëgjova emrin tim që unë u zgjodha. Por nuk e dëgjova Hazër Susuri.
Surroi: Domethënë e dëgjove në radio, në televizion.
Ramajli : Në televizion.
Mandej ka qenë një histori që unë s’dojsha me shku e andej... diheshin raportet dhe në fund ose mbetshe pa punë ose përfundojshe ndryshe edhe unë shkova, do të thotë kjo është kjo është mënyra qysh unë kam shku në kryesi të Komitetit Krahinor.
Dhe aty, të them drejtën, gjatë tërë kohës aty ishte edhe Kaqusha... në fakt ishim unë, Kaqusha edhe ky ishte edhe Hysamedin Azemi, por ai fare thuja se s’kontaktonte me ne. Ishte një strukturë, qysh thuhet, tjetër.
Dhe mandej erdhën në grevat e minatorëve.
Surroi: Bashkim Hisari ka qenë aty.
Ramajli : Unë kur kam qenë, s’ka qenë... Hashim Rexhepi ka qenë
Surroi: Hashimi ka qenë si anëtar i kryesisë i Rinisë.
Ramajli : Jo anëtar, në atë kohë kur unë kam qenë anëtar, u zgjodh në të njëjtën kohë anëtari i kryesisë së Komitetit, domethënë unë, Kaqusha prej shqiptarëve dhe Hysamedini ishte në anën tjetër.
Surroi: Edhe menjëherë fillon, domethënë ju jeni taze në pushtet, fillojnë grevat e minatorëve...
Ramajli : Po, sa po mandej fillojnë këto problemet, grevat e minatorëve, kërkesa për dorëheqje... Gati gjatë gjithë kohës, kësaj kohe nuk është mbajtë asnjë mbledhje e Kryesisë.
Na ftojshin në sallë, aty në Komitet ishte salla, kryesisht qëndronim unë, Hashimi edhe Kaqusha. Tjerët nuk vinin se kishte edhe serbë... ishte aty, sidomos unë e shihja që e ka nën kontroll krejt situatën Luba Popoviqi dhe Sonja Shqepanoviq, ishte një aty, unë nuk e njihsha ma parë as Luba Popoviqin.
Por unë e pashë që ata e mbanin nën kontroll komplet situatën dhe nuk lejonin... unë një herë shkova të kërkova me taku Rrahmanin dhe ata të dy nuk dolën prej zyrës. Unë shkova në kohën kur kërkoheshin dorëheqjet.
Surroi: Domethënë me marshin e qytetarëve dhe me grevën e minatorëve.
Ramajli : Po, grevën e minatorëve. Dhe kështu përfundoi kjo faza kur u dha Rrahmani dhe Hysamedin Azemi formalisht dhanë dorëheqje, kur të dolën minatorët i tërhoqën dorëheqjet.
Surroi: Edhe Ali Shukrija.
Ramajli : Ali Shukrija nuk ishte anëtar i Kryesisë.
Surroi: Po, po mendoj edhe atij kërkohej dorëheqja.
Ramajli : Po edhe atij i kërkohej duket ka qenë ose anëtar i Kryesisë së Komitetit Qendror të Jugosllavisë ose të Serbisë, nuk jam i saktë, por kërkohej edhe dorëheqja e tij.
Domethënë, unë ë në këtë pjesë u inkuadrova sa i përket strukturave të LKK-së, dhe kjo përfundoi mandej me ndryshimet kushtetuese. Mua më kujtohet kur organizoheshin diskutimet për ndryshimet kushtetuese na dërgonin në terren si aktivistë...
Surroi: Veç para ndryshimeve Ilaz, Çfarë ka qenë qëndrimi? A ka pasë te ju, te Kaqusha, se Kaqusha...
Ramajli : Kaqusha ka qenë, është e ndjerë, shumë vështirë kur flet për njerëz që nuk mund të përgjigjen, ka qenë në një pozitë shumë të vështirë. Gati gjithë kohën kisha përshtypje, nuk folte për atë punë, që ose i thonin që duhet m’u shkarku ose m‘u arrestu..., ka qenë në pozitë. çuditërisht edhe Hashimi. Do të thotë edhe me Hashimin ashtu u sjellshin. Ai kishte ardhë prej kryetarit të Rinisë.
Surroi: Plus me Azemin (Vllasi, v.r.) ka qenë kërcënimi i hapur për arrestim.
Ramajli : Domethënë, erdh arrestimi i Azemit, por dëshiroj të fokusohem te ndryshimet kushtetuese.
Surroi: Ta japim si kontekst. Ideja ka qenë kjo: vendoset një udhëheqësi e re në Kosovë, e cila ka obligim t’i shtyjë ndryshimet kushtetuese sipas kërkesës së Serbisë, domethënë me urdhër të partisë.
Ramajli : Unë besoj që po. Unë besoj që kështu ka qenë. Ajo s’ka qenë e thënë publikisht, po mënyra qysh u organizu do të thotë... se kishte fillu në Kosovë pakënaqësia gjithëpopullore. Shihen shenjat e para të organizimeve, të cilat...
Surroi: Nuk i kontrollon pushteti.
Ramajli : Po, e organizimeve tjera që e kanalizonin pakënaqësinë gjithëpopullore.
Surroi: Dhe është interesant për t’u cekë këtu, se është për herë të parë që këto nuk e bëjnë grupet ilegale, apo të ashtuquajtura ilegale, po e bënë Aziz Abrashi, Burhan Kavaja, ku di unë, drejtorë të fabrikave, drejtorë të shkollave të mesme, profesorë e intelektualë...
Ramajli : Unë besoj që atëherë frika ishte e shpurë. Njerëzit nuk ndienin frikë për veti. E kuptonin që po ndodh diçka e madhe, ashtu ishte edhe sjellja, plus që kishin filluar pa frikë të flasin elita intelektuale e Kosovës, kjo ishte shumë e rëndësishme, njerëzit ju besonin. Dhe ata përditë e më shumë i shprehnin mendimet e tyre lirshëm edhe pa frikë...
Surroi: Këtu ishte Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova...
Ramajli : Kishte një numër pak më të madh..., Shkëlzen Maliqi, Berisha... Isufi, ti kishe edhe të tjerë. Ideologjikisht dhe si krijues të frymës ishte elita intelektuale e Kosovës, do të thotë frymës të rezistencës, që ishte në fillimet e saj. Dhe sa për një digresion rreth ndryshimeve kushtetuese mund takoj me shku në Vushtrri në Deçan, në Junik, ish krijuar komune e re edhe në Suharekë.
Unë e kuptova që më kanë qit në terren bukur të rëndë dhe e kuptova që ata... se aktivistët, barem prej Kryesisë, i caktonte Luba Popoviqi, kush ku ka me shku. Dhe e kuptova që ndoshta më kanë qit në këto terrene, pak i njihja dhe ishin bukur të rënda, në mënyrë që të më thyejnë, të më konfrontojnë me njerëz, unë relativisht i panjoftun isha në veprimtari politike.
Nuk kisha qenë kurrë... dhe çka ndodhi, do të thotë tue fillu prej Vushtrrisë, në çdo tubim për ndryshim kushtetues komplet deklaroheshin kundër, edhe unë pajtohesha me ta.
Surroi: Këto ishin organizatat e partisë nëpër...
Ramajli : Tubimet e të Lidhjes Socialiste... Më kujtohet në Deçan ish caktua në Strellc. Aty u takova Sali Çekun. Saliun e njifsha, kishte qenë kryetar i komunës, e kishin shkarku. Dhe shkuam në Strellc. Mbas Vushtrrisë, kur e panë si po shkojnë gjërat, ma bashkëngjitën një anëtar të Qeverisë, serb, ia kam harru emrin, po ai me ardhë me mu.
Në Strellc u shkymën dritat edhe i kallëm do qira edhe krejt aty pjesëmarrës që ishin kundër ndryshimeve kushtuese. Në Junik gjithashtu. Në Junik bile, mbasi hymë në tubim, ish marrë vesh ma që po i refuzojnë edhe që s’po kundërshtoj unë as po e arsyetoj fare, përnjëherë hyn në sallë Rrahman Morina edhe nuk më kujtohet kush, po edhe një tjetër që nuk ishte anëtar i Kryesisë.
U ba një heshtje totale aty dhe u çu me folë Rrahmani. As tri fjalë s’i ka thënë, janë çu kanë dalë ma tepër se gjysma e sallës dolën përjashta. Nuk reaguan, por dolën përjashta. Atëherë u prish tubimi edhe shkun. E pyeta pse erdhe? Tha “kesh tu kalu këndej dhe deshta me ardhë”. Kisha përshtypje që ka qenë e piketume me qenë... në Suharekë, gjithashtu, në “Ballkan”, janë zhvillu, krejt kanë qenë kundër, atje kanë qenë...
Surroi: “Ballkani” u pati çuar në këmbë, ka pas ardhë në Prishtinë komplet “Ballkani”.
Ramajli : Atje kryetar ka qenë Berisha, një më vonë, shumë kam mbajtë kontakt. Është prej familjes që janë vra shumica. E edhe ai i organizonte për me refuzu, do të thotë, haptë kanë qenë udhëheqjet komunale, haptë kanë qenë kundër ndryshimeve kushtetuese.
Edhe pse raporti ishte komplet që është refuzu në diskutim publik kjo iniciativa për ndryshimin e Kushtetutës, u bëjshin përgatitjet që në Kuvend me u aprovu...
Ndodhën dy mbledhje: e para, në Komitetin Krahinor, e futën një nen, muj me e gabu numrin, 84 ose 64, të ri, i cili s’kishte qenë në diskutim publik. Ai nen definitivisht Kosovën e bënte si regjion i Serbisë, mund ta mbante emrin, por ishte regjion i Serbisë.
Në Komitet Krahinor ke një mbledhje joformale e Kryesisë, ku mori pjesë edhe kryetari i Kryesisë së Kosovës ishte...
Surroi: Remziu...
Ramajli : Remzi Kolgeci... ishte një takim joformal, unë e kuptova që dojnë me na bindë neve që duhet patjetër me kalu edhe kjo, po për me na shpëtu prej konfrontimit aty ishte Toma Sekuliqi anëtari... ky ishte i rrymës tjetër, nuk ishte i rrymës së Millosheviqit, edhe tha: “Unë jam kundër që ky me hy në votim”, ky neni, tha: “Nuk mundeni me e mbajtë Kosovën pa shqiptarë, në qoftë se e futni këtë nen, ka me qenë pa shqiptarët s’kanë me e pranu.
Surroi: Kjo është hera e parë që po e dëgjoj
Ramajli : Kjo përfundoi ashtu edhe u organizu mbas dy apo tri dite një mbledhje e dy kryesive, se shihej që ka rezistencë të madhe për pranimin e në kryesi. Në Gërmi dy kryesive të Kosovës Edhe aty filloi diskutimi edhe presioni që anëtarët e dy kryesive me i përkrahë ndryshimet kushtetuese. Blerim e ka publiku, Blerim jo Shala ky Blerimi ambasador që ka qenë...
Surroi: Reka.
Ramajli : Blerim Reka e ka publiku, me një libër atë, procesverbalin e asaj mbledhjeje.
Në atë mbledhje u bë presion i madh që me dalë deklarata që dy kryesitë i përkrahin ndryshimet.
I pari që diskutoi ishte, edhe që plus ishin edhe në dy kryesitë i kishin thirrë edhe disa anëtarë të Këshillit Ekzekutiv, nuk më kujtohet kush, por edhe të legjislacionit, s’di kush ka qenë aty, me i bindë dy kryesitë.
Atëherë në diskutim u paraqit Gashi, ka qenë anëtar i Kryesisë ka qenë edhe kryetari i Kryesisë më herët, e ia harrova emrin, por një burrë shumë i nderum dhe patriot i madh. Edhe ai në fillim e kundërshtoi
Surroi: Nebi Gashi
Ramajli : Nebiu hapur dhe pa ekuivokë u deklaru kundër ndryshimeve që propozoheshin. Mandej disa diskutime kenë të anëtarëve serbë që e sulmuan shumë rëndë. Unë aty isha më i riu për kah mosha edhe u bo një situatë shumë e rëndë.
Atëherë mbledhjen e udhëhiqte më duket Remziu, se Remziu dhe ky Rrahmani ishin në krye, se dy kryesitë, u dha një pushim gjysëm ore edhe e morën këtë Gashin, na tjerët mbetëm aty, ajo salla e Gërmisë që ishte si hotel... Gashin e morën dhe shkuan nalt sigurisht me bisedu me të.
Kur u kthyen, filloi diskutimi që na duhet me përkrah etj. Edhe mua më duhej të deklarohesha. Gashi nuk foli më, se anëtarët e Kryesisë gati me emër na thirrte edhe unë për më gjetë një mesatare, se e pashë qysh u sjellën me Nebiun unë i thashë, dhe ajo është e incizume, do të thotë edhe në procesverbal, unë nuk i përkrahi për shkak se jashtë procedurës është fut neni ky i cili nuk ka qenë dhe nuk mund të shkon në Kuvend për mu ndryshu për shkak se s’ka qenë në diskutim publik.
Kështu përfundoi dhe konkluzioni ish që Kuvendi duhet me... nuk dul në votim, nuk e qitën në votim, por njëfarë konkluzioni i mesëm, se kishte konfrontime ashiqare. Aty edhe disa tjerë kështu jashtë mbledhjes, gjatë pushimit, ishin kundër shqiptarët kur bisedonin. Dhe kështu ndodhi dhe shkoi në Kuvend, ndryshimi i Kushtetutës.
Ka tregime të ndryshme, do të thotë...
Surroi: Por para asaj kishte edhe një krijim të atmosferës, disa intelektualë u detyruan me folë që Kosova nuk humb kurrgjë, që në rregull është në bo ndryshime
Ramajli : Ndoshta detalet s’më kujtohen, ty ma mirë, por kryesorja, masovikisht në Kosovë ishin kundër ndryshimeve kushtetuese, po unë po them artikulimi i kërkesave bëhej prej elitës intelektuale të Kosovës. Nuk ishte ajo që punëtorët e një fabrike mund të dinin po kur jepej porosia nga këtu...
Surroi: “Rilindja” ka pasur një rol
Ramajli : ...natyrisht “Rilindja”, mund të them në një masë ma vonë, edhe televizioni pak... por “Rilindja” ka qenë prijetare, do të thotë njerëzit kanë qenë në “Rilindje”, atëherë edhe këto dy mjete të informimit ishin.
Rreth votimit në... unë nuk kam qenë në Kuvend, se s’isha anëtar, por ka tregime të ndryshme, më vonë janë... po që janë bë presion ndaj delegatëve, po që janë kërcënu edhe me familje, ato janë vërtetu më vonë.
Por te votimi ka pasë shkelje të jashtëzakonshme procedurale. Më vonë e patën kriju një fotografi të krejt sallës kur është votu. Në fakt, ndryshimet kushtetuese nuk janë votue prej shumicës së delegatëve, por bile aty kanë votu edhe disa që i kanë futë dhe s’kanë qenë fare delegatë.
Surroi: Ka qenë drejtori i burgut i Mitrovicës.
Ramajli : Ka pasë edhe tjerë serbë, ka qenë oficerë etj. Por kryesorja kundër, se kryetari i Kuvendit atëherë i ka qitë vetëm dy variantet, kush është për e kush është kundër, e nuk e ka qitë kush abstenon, që ka qenë në rregull procedural, dhe te kush është për, nuk janë ba njehjet e votave.
Nuk kanë votu shumica e shqiptarëve. Prej fotografisë shihet, ndërkaq kush është kundër, janë ata të delegatë që janë kanë më të guximshmit dhe që kanë merita të jashtëzakonshme kanë çuar gishtat dymbëdhjetë apo gjashtëmbëdhjetë, ndër to Meliate Tërmkolli, e tjerë do të thotë...
Surroi: ...Riza Lluka...
Ramajli : Po. Procedura nuk ka qenë në rregull. por megjithatë ajo punë më nuk u mor parasysh dhe filloi ingranazhi
Surroi: Në fakt, proceduralisht këtë çështje e kanë ngritur Bajram Kelmendi me Gazmend Zajmin, edhe ata e kanë dërgu një...
Ramajli : ...në Gjykatën Kushtetuese, po. Kish kalu koha kur për shembull një minimum respektimi të ligjit ose të rregullave që ekzistonin atëherë respektohej edhe nga federata, t’ju them të drejtën.
Domethënë, kish fillu një lëvizje që çdo gjë shkatërronte për t’u arritë qëllimi përfundimtar që e kish Serbia dhe Millosheviqi, jo vetëm në raport me Kosovën, po edhe me strukturat e Federatës dhe kështu do të thotë përfundoi, mbas ndryshimeve kushtetuese, filluan ato demonstratat masive, reagimet gjithëpopullore...
Surroi: Dhe izolimet.
Ramajli : Po, izolimet e intelektualëve, grupit të intelektualëve, jo vetëm ata që e kishin nënshkruar apelin, po edhe një numër bukur ma i madh në një mënyrë selektive do të thotë dhe e pësuan keq, por nuk u ndalën demonstratat.
Nuk u ndalën reagimet dhe kështu mbërrit në dhjetor, do të thotë kur u mbajtën zgjedhjet për Kuvend të ri.
Surroi: Në atë kohë çka ke menduar ti në udhëheqjen... si e ndier ti si pjesë e një udhëheqje e cila jo vetëm që po e shemb komunizmin, porse po shembet Kosova, domethënë struktura kushtetuese e saj.
Ramajli : Unë besoj që e kam ditë atë që e kanë ditë gati të gjithë njerëzit që kanë qenë strukturat udhëheqëse atëherë, përveç disave të cilët me bindje kanë qenë për realizim të projektit të Serbisë.
Ata kanë qenë me bindje do të thotë dhe nuk e kanë fsheh
Surroi: Pakicë.
Ramajli : Kanë provu, besoj, edhe unë kam mendu që ashtu, kam provu me e ruajt strukturën e organeve shtetërore në Kosovë. Atëherë shumica ishim shqiptarë. Dhe të gjitha nivelet, kryetarët e komunave, 90% shqiptarë, kuvendet komunale 90% shqiptarë dhe mos më leju që m’u shkatërru për shkak se edhe nëpërmjet tyne, përveç tubimeve masive popullore, mund të komunikonim ende me Federatën dhe me republikat tjera.
Shihej ashiqare do të thotë për atë që e kuptonte si pakënaqësia më e madhe dhe pasojat më të mëdha vinin kah ne, kah kosovarët, Kosova dhe kosovarët. Por nuk ishte situata e mirë as në raport me Kroacinë, as në raport me Slloveninë. Ata ishin në pozitë tjetër, por duke parë rrezikun e vendosjes supremacisë serbe në organet federative ata i dhanë shenjat e para që dëshirojnë të mbrohen. Fillimisht domethënë ishin shenjat që tregonin.
Ata lejuan gjithashtu që disa zona që ishin shtypur si disidente deri atëherë në Slloveni dhe në Kroaci, që t’u jepet një hapësinë publike për m’i shprehë mendimet e tyre. Këto ishin shenjat e para që unë i kuptoshjna që piktura është më e gjanë sesa veç si thuhet teatri i Kosovës.
Edhe në bazë të kësaj ma vonë edhe i kam orientu qëndrimet e mia qysh i kanë orientuar edhe shumica e njerëzve, do të thotë, kështu ishte...
Surroi: Ndryshimin më të madh dramatik e kanë bo lëvizjet popullore, lëvizja popullore...
Ramajli : Absolutisht
Surroi: ...prej jashtë që ka dalë... marshi...
Ramajli : Nuk kanë mund t’i ba prej brenda, do të thotë se i kanë ba energjia që ishte akumulu dhe që e reflektonin absolutisht gjithë njerëzit nëpër marshime, nëpër demonstrata, nëpër tubime dhe nëpër...
Por desha me thanë një gjë që ma pat thanë miku im Nikë Lumezi, ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm, unë e kam respektu dhe edhe pse nuk jeton më, unë e respektoj shumë. Kishte përjetuar shumëçka.
Ai e kishte pasë një bisedë, se bisedonim ne çka është Lidhja e Komunistëve në vërtetë në Kosovë, çka është... Ai e tregonte që e kish pas një bisedë me Ymer Pulën edhe thonte: “Në një moment Ymeri na tha që në Kosovë ka shumë anëtarë partie, por pak ka komunistë”.
Tregimi i Nikut, tha e pyetëm, se nuk kishte qenë edhe veç Niku, kishin qenë edhe disa tjerë, çka do të thotë kjo? Thotë shiko! Kjo do të thotë kështu: komunistë kanë qenë ata gjatë Luftës së Dytë Botërore, komunistë edhe sot, domethënë kur të urdhërohet: Vraje babanë! Ti e vret pa pyet pse.
Domethënë kësi njerëz pak ka në Kosovë tash, a anëtarë partie ka shumë se nuk mund të futesh në sistem, të punësohesh, pa qenë anëtar. Kështu që, ky dallim mu gjithë kohën më rrinte në krye dhe isha i sigurt se anëtar partie mund të ketë në Kosovë, por...
Surroi: Njëqind mijë kanë qenë
Ramajli : Po, po, por kanë qenë siç ka thënë, siç i kishte thënë Ymer Pula, Nikut, anëtarë partie po, po komunistë jo!
Surroi: Domethënë, krejt kjo lëvizje e sjell tash një represion, faktikisht, në vend, sepse bëhet një okupim paramilitar i Kosovës, fillimisht kushtetues. Rrethohet Kuvendi me autoblinda, unë atë ditë kam qenë duke ecur drejt Kuvendit me pa se çka po ndodh dhe Prishtina ka qenë krejtësisht e rrethuar me forca paramilitare... paramilitare në kuptimin e policisë, e cila po ashtu kishte ardhur prej Serbisë me vepru...
Atë ditë është mbushë Prishtina me lotsjellës që vinte prej Vranjevcit, demonstrata të mëdha në Vranjevc shpërthyen dhe në vendet tjera në Kosovë, dhe izolimi i intelektualëve solli një atmosferë të re frike në Kosovë dhe në këso situate bëhen zgjedhjet për Kuvendin e ri të Kosovës.
Ramajli : Po, zgjedhjet ishin paraparë për nëntor. Ashtu ishte edhe në krejt besoj në republikat se ishte
Surroi: Edhe kjo ishte i domethënë që t’u përkujtojmë njerëzit që s’e dinë këtë, zgjedhjet quheshin ashtu, po zhvilloheshin brenda Lidhjes Socialiste të Popullit Punues
Ramajli : Ishte një mekanizëm, do të thotë i kontrollum komplet. Po, ishte një risi. Për shkak të programit për reformë ekonomike dhe politike të Ante Markoviqit, ishin adaptu ndryshimet e para dhe kërkohej që për secilin vend të ketë dy kandidatë. Përzgjedhja e kandidatëve prapë ishte bo me mekanizma të njëjtë, edhe pse ishin dy, por, në fakt, mekanizmat më nuk ishin ato që ishin përpara, kishin ndryshu njerëzit, do të thotë mentaliteti kish ndryshu.
Ishin bo lëvizjet e para e të organizimit, shenjat e para se do të ketë ndryshim substancial dhe monopoli i Lidhjes Komuniste do të humbet. Edhe ashtu në Kosovë më nuk besonte kurrkush në Lidhjen Komuniste.
Të kujtohet ti ke qenë ndër iniciatorët kryesorë kur në nivel të Jugosllavisë do të thotë tentohej të krijoheshin disa struktura, të cilat do t’i qëndronin përballë strukturave të Lidhjes Komuniste. Ajo në Kosovë, unë po them mbas ndryshimeve kushtetuese ishte gja që nuk ndodhte për shkak se nuk ishte në fakt më organizatë e Lidhjes Komuniste.
Dhe u bënë zgjedhjet me ka dy kandidatë për secilin vend të deputetit dhe me 4 dhjetor (1989) u konstituua Kuvendi i ri. Gjithashtu edhe për çdo pozitë për në Kuvend duhej dy kandidatë Edhe aty kryetar u zgjodh, ishte e përcaktume më herët, kryetari duhet të jetë serb, për shkak se i qeverisë dhe i kryesisë, shqiptarë, ashtu ish mekanizmi, dhe unë u zgjedha nënkryetar i Kuvendit.
Surroi: Ndoshta ia vlen me u përmend se nuk merret parasysh shumë në atë atmosferë të zgjedhjes së deputetëve ka pasur rol fakti që lëvizjet e mëdha popullore, domethënë në vitet 1988-1989 krijuan një homogjenizim, posaçërisht ndër shqiptarë dhe ishin këto ndërmarrje të cilat delegonin pastaj kandidatët për me u zgjedhë.
Kështu që ishin ku di unë “Ballkani” i Suharekës ka pasur ndikim vendimtar për njeriun nga Suharekë ose në Mitrovicë.
Ramajli : E vërtetë është unë thashë mekanizmat ishin, por nuk funksiononin ashtu sikur për shembull në zgjedhjet e shkume. Tash ish krejt tjetër, se nuk mund të vinte kandidat dikush që nuk e propozonin... në qoftë se ish i Punës së bashkume, siç e përmende ti, në Suharekë “Ballkani” ose në Kaçanik “Sharri” ose... do të thotë u bë një seleksionim dhe kështu u konstituua Kuvendi.
Mirëpo, që në fillim filluan lojërat, do të thotë, një situatë shumë e çuditshme unë besoj se kanë mendu të t’i thejnë delegatët që në fillim t’i konfrontojnë edhe me popullin, i cili në atë kohë ishte absolutisht në lëvizje
Surroi: Njëkohësisht fillon, në dhjetor themelohet Shoqata për Iniciativë Demokratike në Prishtinë, edhe Lidhja Demokratike dhe Sindikata e Pavarur e “Ramiz Sadikut”
Ramajli : ... sindikata në janar... ah, e “Ramiz Sadikut”... e di kur shkruajti “Rilindja” edhe ti ke qenë, sa mbaj mend...
Surroi: Unë i kam prirë procesit
Ramajli : ... ti ke qenë iniciatori i krijimit.
Në përbërjen e kalume të Qeverisë dhe të Kuvendit ishin përgatitë ligjet, i kishin kalu të gjitha procedurat për elektroekonominë, hekurudhat dhe s’di... për integrimin...
Surroi: ...brenda sistemit elektro-energjitik të Serbisë, të hekurudhave të Serbisë,
Ramajli : Krejt të Serbisë.
Nuk i kishin lëshu në procedurë në Kuvend këto ligje, kanë mund t’i bëjnë, po unë mendoj që kanë dashtë, që në fillim, me i thye delegatët me këtë veprim.
Kompetencë e Dhomës së Punës së Bashkuar ishte aprovimi jo të mbledhjes së përbashkët.
Dhe mbledhja e Punës së Bashkume u caktua në mënyrë urgjente, natyrisht, ajo caktohej nga kryetari i Dhomës edhe materialet dërgoheshin ndamas. Nuk kishte ndonjë paralajmërim që do të shqyrtohen ato materiale, por përnjëherë u qitën në mbledhje.
Unë nuk isha anëtar i Dhomës Punës Bashkume, isha anëtar i Dhomës Shoqërore-Politike.
Edhe me një presion që i është ba aty, janë aprovu këto. Edhe një e metë do të thotë.
Na kemi funksionue dikush me bisedë gjatë tanë kohës, nuk duhet me e mohu atë, me orientimet politike që krijoheshin tanimë prej partive që ishin krijuar: Lidhja Demokratike, Socialdemokratët, Partia Fshatare, etj., ish kriju një këshill koordinues.
Edhe me kontakte direkte të delegatëve me njerëz të këtyre strukturave, po edhe mjaftonte që me e përcjell idenë që publikisht thuhej domethënë nga këto struktura për çështje të caktume. Kjo nuk kish ndodh ende... se sa mbaj mend unë me 12 dhjetor menjëherë e futën.
Dhe ky ishte shkaku që kaloi ajo dhe kjo ka qenë një peng i delegatëve gjatë tanë kohës që kemi provu me i shfuqizu këto ligje.
Mandej, kur erdh koha kur i futën ligjet për arsimin, ato nuk i pranoi Kuvendi. Kështu filloi puna e Kuvendit me konfrontime totale nga dita e parë
Surroi: Vukashin Jokanoviqi ka qenë.
Ramajli : Jo, jo, e zgjodhën Bozhoviqin kryetar. Vukashin Jokanoviqi ka qenë një përbamje ma herët.
Ky kishte qenë më herët drejtor i Kooperativës Bujqësore në Leposaviq. Ishte një njeri që nuk kuptonte as politikë... Më kujtohet mua ia përgatitshin sinopsisin e mbledhjes tri ditë rresht qysh me udhëheq mbledhjen, kryesisht njerëzit kryesorë që operativisht i udhëheqeshin nga serbët këto punë ishte Luba Popoviqi dhe Sonja Shqepanoviqi, mandej tjerët i zbatonin.
Por më kujtohet që e përgatitshin tri ditë për mbledhje të Kuvendit Dhe çka ndodhte? E fillonte mbledhjen në rregull dhe si dilte një delegat edhe, sidomos e ka pasë, qysh thuhet “iri” Mikullovcin edhe s’di një tjetër, si të dilshin ata ky e humbte kontrollin me sinopsis.
Për këtë arsye gjatë gjithë kohës, çdo mbledhje të Kuvendit, prezentë kanë qenë dy apo tre të, një i Komitetit Krahinor dhe dy apo tre serbë që merrshin pjesë nga struktura tjera në Kuvend. Unë isha i bindur që m’i dhanë udhëzime direkte E ashtu ndodhte.
Do të thotë ky ka qenë kryetar. Kam dëgju që pas 1990 nuk është përmend kund në politikë, sigurisht është kthy në punën e vet të mëhershme.
Surroi: Si ndodhi që Kuvendi t’i prijë një procesi çfarë ka qenë 2 Korriku?
Ramajli : Në nëntor ra muri i Berlinit. Ajo tanimë ishte e qartë që ndryshimet janë globale, jo vetëm në Jugosllavi.
Surroi: Në dhjetor “Rilindja” ia fillon e para me i dorëzu librezat e partisë edhe brenda dhjetorit Kosova nuk ka pasë...
Ramajli : Po, ishin ishte një varg ngjarjesh, të cilat e homogjenizuan totalisht. Në planin e jashtëm ishte kjo. Kishin ndodhë në Slloveni dhe në Kroaci lëvizje shumë të rëndësishme, “Cankarjev dom”, aty diskutimet, në Kroaci shumë lirshëm shpreheshin...
Surroi: Edhe përgatiteshin për zgjedhje parlamentare.
Ramajli : Për zgjedhje parlamentare, shumëpartiake etj., por te ne ndodhën, ishte një rrugë krahas këtyre ishte një rrugë tjetër.
Elita intelektuale duke të përfshirë edhe ty atëherë, se ke qenë aktiv dhe të tjerë... Blerimin (Shala, v.r.), e Rugova, mos të flasim me Akademia e Shkencave komplet.
Surroi: Me ty kemi mbajtur kontakt. kontakt nëpërmjet Ylber Hysës, si i Kaçanikut.
Ramajli : Po, dhe u bënë disa procese që shqiptarët i homogjenizuan dhe veprimin e tyre e koncentruam në drejtim të realizimit të qëllimit përfundimtar që ishte fillimisht shprehje e vullnetit për vetëvendosje edhe mandej ajo që do të pason më vonë duke filluar nga aktiviteti i juaj me ato me protestat, me qirinjtë, me tenxheret, etj.
Dikujt tash prej kësaj distance mund t’ju duken pak që kanë qenë të vogla, por për ata që njerëzit që kanë jetuar në atë kohë dhe atë gjendje, ato ishin si një mjet çlirimi dhe porosie, se cili është drejtimi që duhet, duhet të ndjekë.
Do të thotë porosia që uniteti, vetëm uniteti mund të na shpëton prej asaj që po vjen. Mandej filloi, në shkurt më duket, aktiviteti i faljes së gjaqeve. shumë domethënë, s’do të thotë ë përveç efekteve praktike që shumë familje që me vjet tana ishin në hasmëri u pajtuan ishte edhe porosia e jashtëzakonshme që vetëm së bashku mund të vazhdojmë dhe t’i arrijmë qëllimet tona.
Unë besoj që në atë proces të faljes edhe pse nuk është thënë asnjëherë publikisht atëherë, por grupi i cili mund të jetë detyruar që të sakrifikojë më së shumti për mua kanë qenë grupi i të burgosurve politikë. Ata në atë proces, si porosi për bashkim dhe për unitet absolut kanë pranuar që t’i harrojnë vuajtjet e tyre, ndoshta edhe kanë janë ulur me të njëjtën tavolinë dhe kanë bisedu për të ardhmen e Kosovës edhe me njerëz që i kanë gjyku ose i kanë dënu.
Ky dimension në këtë procesin e pajtimit të gjaqeve unë e kam kuptu edhe në këtë mënyrë. Por, mandej vjen helmimi i nxënësve. Të them të drejtën, unë atëherë, e kam kuptu ashtu unë atëherë, në vete e kuptova që nuk bëhet fjalë më vetëm për marrjen e të drejtave politike për neve shqiptarët. Unë e kuptova që këta janë në gjendje dhe kanë për qëllim edhe biologjikisht të na shkatërrojnë.
Ishte bo hapi i parë, do të thotë.
Ishte prekur pika më e ndjeshme për familjet shqiptare. Na kemi edhe sot ka një koncept të idealizum për familjen edhe fëmijët...
Surroi: Edhe për shkollën, se na kanë prekë në shkollë.
Ramajli : Po, shkollën, po edhe shkollën. Por kryesorja në pikën ma të ndjeshme. Dhe unë atëherë për vete e kam kuptuar që na nuk jemi vetëm në rrezik për hupje drejtave politike edhe shtetërore, strukturë shtetërore, por edhe biologjikisht kemi, kanë me tentu me na shkatërru.
Surroi: E kemi pasë ne, tash po flas për këtë anën ku kam qenë unë, në Alternativë, ne kemi pasë një dilemë të përhershme dhe një debat të përhershëm: Çka të bëjmë me strukturat e lindura me Kuvendin, me qeverinë e formuar... atëherë ishte Jusuf Zejnullahu.
Konsiderohej që posaçërisht Qeveria ishte krijuar që të jetë shumë më afër Milosheviqit sesa një Qeveri e zakonshme e Kosovës dhe ka pasur një rezistencë të madhe në komunikim me posaçërisht me Qeverinë.
Kemi humbë nja disa muaj të vlefshëm të vitit 1990 në mungesë komunikimi të këtillë.
Prandaj, edhe befasia me iniciativën për shpalljen... E tash, unë kam biseduar me Zenun Çelajn, me Gazmend Zajmin e ndjerë dhe krejt kjo del gati si një ide e Gazmend Zajmit në një shëtitje me Zenun Çelajn. Si e keni pa ju këtë punën e fillimit të punës?
Ramajli : Duhet përmendur edhe moment. Është i rëndësishëm për me e kuptu pozicionin tim, do të thotë. Pati dalë grupi juaj, ti me apelin dhjetë a pesë...
Surroi: Nënshkrimin për demokraci kundër dhunës
Ramajli : Pesë kërkesa kanë qenë
Surroi: Që i kanë nënshkruar mbi gjashtëqind mijë njerëz. Me emër mbiemër, me numër letërnjoftimi.
Ramajli : Dhe ajo besoj bë një efekt të madh, se ishte një hap rreth konsolidimit të kërkesave të shqiptarëve, ajo domethënë ishte diçka që edhe më tepër i unifikoi njerëzit.
Surroi: Dhe, nëse mund të ndërhyj, ka qenë ndoshta kërkesa e parë në ish-Jugosllavi për zgjedhje shumëpartiake, e nënshkruar nga shumica e popullatës së vet.
Ramajli : Dhe një natë isha në shtëpi. Unë isha nënkryetari i Kuvendit, e kur më thirr në telefon Agim Mala. Edhe thotë, Ilaz duhet me ardhë, ish tue organizu një...
Surroi: ...një debat.
Ramajli : Po, një emision.
Unë i thashë për çka është fjala.
Tha për këto nënshkrimet që po mbledhen, kërkesat që po bëhen. Ato ishin publiku kërkesat. Unë i thashë: Kush është aty? Tha: Rrahmani, Jusuf Zejnullahu..., ti prej kuvendit me ardhë tha, se kryetari serbisht nuk din shqip, a di. Ajo nuk ishte bash ashtu.
Edhe unë e shkova, po i bindur mos me dalë. Edhe në zyrë të Agimit, aty Rrahmani... kur e pashë edhe Muhamed Bicaj edhe Jusuf Zejnullahu. I thashë, për çfarë bëhet fjalë?
Agimi tha: Po të kallëzova në telefon. Duhet me dalë për këto organizime. Unë i thashë Rrahmanit: Shiko, se ti të qenke në krye! Thashë: Unë dal. por s’du me ma ndërpre fjalën dhe du me thon ata që mendoj.
Këqyrë tha Ilaz, veç, të lutem dil. Prej ndryshimeve kushtetuese për mua ish krijuar një diferencë te popullata e sa i përket pozicionit.
Tha: çka duash fol, vetëm eja në mision.
Emisionin e kanë udhëheqë Diana Toska edhe ky i Ferizajt, ka vdekur...
Surroi: Sylejman Shaqiri
Ramajli : Edhe fillon emisioni.
Ata dy e udhëheqin edhe filluan... për mos me e zgjatë shumë, përfundoi pjesa e parë edhe nuk ma jepshin fjalën. Agimi e udhëheqke më shumë.
Edhe tash u dha një pauzë. Dolëm në pauzë, Jusuf Zejnullahu tha: Unë po shkoj, pati diskutu unë po shkoj se kam një obligim. Unë u afrova... Dianën e njifsha për shkak se baballarët tanë, edhe ajo është me prejardhje prej Kaçanikut, kanë qenë miq. Edhe u afrua edhe Shaqiri, i thashë: A e dini çka? A po ma jepni fjalën! Ilaz, tha Agimi pak po e orienton diskutimin.
Bëmani ndonjë pyetje të mua. Çfarë pyetje me të ba? Pyetëmni pikë për pike, a i përkrahi këto pikat që janë në apel, që po i nënshkruajnë njerëzit.
Tha, ani po e bëjmë! Diana tha Po, unë po i bëj!
Edhe filloi emisioni, edhe e gjet një hapësinë Diana dhe mu drejtu mua dhe mi shtroj rend pyetjet. Unë i arsyetova një nga ne që janë të pranueshme, i përkrah populli, etj. dhe aty mandej u boni far kaosi. Kurrë s’e harroj, Shaqirin e shkarkuan mbas tri ose katër dite për shkak të atij emisioni dhe e kam pasë pak si peng, si thuhet, se mandej mbas një kohe na ka mbetë një miqësi derisa vdiq, i ndjeri, por kështu ka qenë historia rreth kësaj...
Surroi: Deklaratës për demokraci kundër dhunës.
Ramajli : E tash rreth Qeverisë që e përmende ti, është shumë interesant. Edhe unë si nënkryetar i Kuvendit, unë kisha shokë aty. Muhamet Bicajn anëtar të Qeverisë e kisha ish-mësuesin tim, gjimnaz Prishtinës. Isa Mustafën, i cili ishte në Plan dhe analizë, shok nga rinia, thuaja se të pandashëm. I njifsha edhe disa tjerë, por nuk kisha ndonjë raport shumë të afërt me Jusufin. Nuk e njihshna fare. Në kohën kur unë kisha ardhë si anëtar i Qeverisë së Kosovës, ai kishte qenë në Beograd.
Surroi: Edhe në Ferronikel...
Ramajli : Në Ferronikel, mandej në Beograd, po më duket.. në Odë Ekonomike, në sferë të ekonomisë kish qëndru. Edhe raporti nuk ish, por strukturën... ministritë, atëherë quheshin sekretariate, unë i njohsha mirë, për shkak se isha kanë gjatë kohë sekretari i Qeverisë së Kosovës dhe shumë pak... asnjë vjet s’kish kalu që e kisha lëshu atë pozicion... dhe të them kanë dhënë ndihmesë të madhe ata njerëz, veçanërisht Bajram Maraj, i cili ka qenë në krye sektorit për legjislacion.
Ai ka qenë profesionist i jashtëzakonshëm edhe ai më si nënkryetar më ka ndihmu shumë kur kur kanë fillu këto proceset rreth ndryshimeve kushtetuese duke, fillu prej ndryshimeve të para me propozim të Ante Markoviqit dhe mandej propozimi për ndryshim të Kushtetutës Jugosllavisë ku prekej statusi i Kosovës dhe shlyhej definitivisht, Bajram Maraj ka përpiluar mendimet profesionale me arsyetim për çka mu aprovu ose mos mu aprovu.
Do të thotë, ti e përmende, por më vonë, ndoshta të kujtohet mbledhja kur delegatë bënë presion ndaj qeverisë për shkak të Arsimit...
Surroi: Në Gërmi ka qenë...
Ramajli : Po, dhe u kërku dorëheqja e tyre. Krejt diskutimet ishin për me dhanë dorëheqje Qeveria.
Ditën e dytë... patën dhënë një pjesë, e më vonë u bashkëngjitën komplet qeveria dhe dhanë dorëheqje
Dhe ideja ishte që krejt me shku të qeverisë dhe mandej me u zgjidhë një qeveri e re, mendonim që mund të bahet ajo pak më ndryshe dhe... ditën e dytë, prapë filluan diskutimet për dorëheqjen e Qeverisë. Diskutimet ishin në atë frymë, edhe çohet një deputet serb, që as unë si nënkryetar nuk e disha çka të ndodhë kjo ngjarje. Çohet një deputet serb, thotë: Shikoni, duhet me e shkarku këtë qeveri, për shkak se... jo për shkak po thonë këta delegatë shqiptarë, po për shkak se këta në mbledhjen në Gërmi mes dy qeverive, kanë refuzu me zbatu...
Surroi: ...Programin e Qeverisë së Serbisë.
Ramajli : Po. Kanë refuzu.
Kur e kuptuan delegatët, ndër ta edhe unë, krejt e kthyem pllakën.
Unë çuditërisht nuk kisha kuptu për atë mbledhje, se kish ndodhë para dy-tri dite. Edhe e kërkuan prej delegatëve me tërhjekë dorëheqjen. Më kujtohet një rast shumë interesant, diskutimit thuaja i mbrami rreth kësaj, tash u mur vesh ajo punë... mirëpo, një delegati ia kishin përgatit fjalimin ma herët për dorëheqje. Edhe del ai e lexon për dorëheqje, por në fund thotë: Kërkoj nga anëtarët e Qeverisë m’i tërheq dorëheqjet... ashtu ish situata rreth asaj.
Surroi: Po sugjeroj që ta ndërpresim tash, e po vazhdojmë javën e ardhshme, e po fillojmë me 2 Korrikun.
Ramajli : Avec plaisir.