Fashionista

“Dior” sjell modelistë nga nëntoka

 

Kim Jones e ka shkruar tashmë emrin e tij në historinë e Christian Dior dhe përtej. Rrugëtimi tij deri këtu duke e mbështetur edhe punën e mikut të tij Virgil Abloh me të cilin rindërtuan thellësisht botën e modës. Përfshirja kreative e tij krijoi një luks te ri që tani është bërë i zakonshëm.

Për këtë koleksion jubilar Jones e drejtoi atë me detaje duke eksperimentuar me koleksione të mëparshme nga tre disenjatorë të mëhershëm të markës si: Yves Saint Laurent, Gianfranco Ferré dhe Marc Bohan. Ajo që i bashkoi këto ide ishte "cannage" i Christian Dior, një karrige e punuar me shtiza nga bari. Karrige këto mbi të cilat mysafirët u ulën në shfaqjen e parë të sallonit të tij në vitin 1947.