---
description: Kim Jones e ka shkruar tashmë emrin e tij në historinë e...
title: “Dior” sjell modelistë nga nëntoka
image: https://resources.koha.net/images/2023/July/03/356299111_225170903773829_4831849751489610959_n1688378422.png?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

FASHIONISTA

# “Dior” sjell modelistë nga nëntoka

![](https://resources.koha.net/images/2023/July/03/356299111_225170903773829_4831849751489610959_n1688378422.png?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Nga: [Sara Koci](https://www.koha.net/autori/sara-koci/articles) [![Sara Koci](https://resources.koha.net/author/2023/January/16/274353341_5093310850691355_5310722666932605492_n1673880307.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/sara-koci/articles)
- 3 korrik 2023 13:59
- Shpërndaje në:

- Nga: [Sara Koci](https://www.koha.net/autori/sara-koci/articles) [![Sara Koci](https://resources.koha.net/author/2023/January/16/274353341_5093310850691355_5310722666932605492_n1673880307.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/sara-koci/articles)
- 3 korrik 2023 13:59
- Shpërndaje në:

Kim Jones e ka shkruar tashmë emrin e tij në historinë e Christian Dior dhe përtej. Rrugëtimi tij deri këtu duke e mbështetur edhe punën e mikut të tij Virgil Abloh me të cilin rindërtuan thellësisht botën e modës. Përfshirja kreative e tij krijoi një luks te ri që tani është bërë i zakonshëm.

Për këtë koleksion jubilar Jones e drejtoi atë me detaje duke eksperimentuar me koleksione të mëparshme nga tre disenjatorë të mëhershëm të markës si: Yves Saint Laurent, Gianfranco Ferré dhe Marc Bohan. Ajo që i bashkoi këto ide ishte "cannage" i Christian Dior, një karrige e punuar me shtiza nga bari. Karrige këto mbi të cilat mysafirët u ulën në shfaqjen e parë të sallonit të tij në vitin 1947.

Sot u ulën në blloqe në formë kutie të madhe të ngjyrosur me gri.

Shfaqja nisi me një spektakël teatral: pista e gjerë ishte e përbërë nga pllaka të polizuara të ngjyrës gri metalike. Sfilata nisi me një këngë nga Andrew Weatherall me titullin "Higher Than the Sun" dhe të gjithë modelistët u shfaqën nga nënpista, pllakat u hapën si portë nëntokësore, moment ky për t’u filmuar me telefona lart.

Jones është gjithashtu një redaktor vizual i shkëlqyer. Ai dekoroi kardigane me gurë të ndezur, të vendosur mbi kostumet e drejta me këmbë të gjata, të prera lart. Këpucët e pambukut mbanin motive nga parfumi “Lady Dior”. Kostumet ishin kombinuar me bluza me ngjyra të ndritshme.

[Edhe ![Ekspozita e Gallianos në “MET Gala” ngjall polemika: A mund të ndahet arti nga gabimet e artistit?](https://resources.koha.net/images/2026/August/07/9f91ff47-ab78-4fb0-8883-57e9c672a5fb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 7 gus 2026 Ekspozita e Gallianos në “MET Gala” ngjall polemika: A mund të ndahet arti nga gabimet e artistit?](https://www.koha.net/lifestyle/ekspozita-e-john-gallianos-ne-met-gala-ngjall-polemika-a-mund-te-ndahet-arti-nga-gabimet-e-artistit)

Printi i leopardit i inspiruar nga Mitzah Bricard i Dior u riprodhua në çantat dhe bluza. Këto u veshën me pantallona sportive. Ngjyrat e gjelbër fluoreshente dhe portokalli i shtuan një ndjesi ndryshe sfilatës.

Jones për revistën “Vogue” tha: "Është një kollazh i dizajnerëve të ndryshëm në arkiv të shprehur në formë, ngjyrë, strukturë dhe atmosferë." Por, lirshëm mund të themi që kjo ide e disenjatorit ishte shumë më shumë e modernizuar.

Artikuj të ngjashëm

- [![Dukjet më të mira nga “Met Gala” 2026](https://resources.koha.net/images/2026/May/05/d42b6aa4-ed03-4c6b-a2b5-4f87aa15043a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 5 maj 2026 Dukjet më të mira nga “Met Gala” 2026](https://www.koha.net/showbiz/pamjet-me-te-mira-nga-met-gala-2026)
- [![“Met Gala” 2026: Arti, moda dhe tepihu i kuq si vend për “performim”](https://resources.koha.net/images/2026/May/04/f04cb1f8-b622-48ce-b4f7-d60dae823526.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 4 maj 2026 “Met Gala” 2026: Arti, moda dhe tepihu i kuq si vend për “performim”](https://www.koha.net/showbiz/met-gala-2026-arti-moda-dhe-tepihu-i-kuq-si-vend-per-perfomim)
- [![Rikthimi i Gallianos](https://resources.koha.net/images/2026/March/18/1247a162-751f-4f14-b008-9b492552e465.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 18 mar 2026 Rikthimi i Gallianos](https://www.koha.net/lifestyle/rikthimi-i-gallianos)
- [![CNN “qorton” yjet për dukjen në “Grammy”, vlerëson Dua Lipën në Javën e Modës në Paris](https://resources.koha.net/images/2026/February/03/937655b9-b353-4969-b622-f93ff5309a1c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 3 shk 2026 CNN “qorton” yjet për dukjen në “Grammy”, vlerëson Dua Lipën në Javën e Modës në Paris](https://www.koha.net/showbiz/cnn-qorton-yjet-per-dukjen-ne-grammy-vlereson-dua-lipen-ne-javen-e-modes-ne-paris)

[Arbëri.]() [Nxirret një veturë nga liqeni i Ujmanit, kishte rënë në rrethana të paqarta vitin e kaluar](https://www.koha.net/arberi/nxirret-nje-veture-nga-liqeni-i-ujmanit-kishte-rene-ne-rrethana-te-paqarta-vitin-e-kaluar)

[Luftarake.]() [Taekwondistja kosovare ndalet në luftën e parë në Olimpiadën për të rinj](https://www.koha.net/luftarake/taekwondistja-kosovare-ndalet-ne-luften-e-pare-ne-olimpiaden-per-te-rinj)

[Luftarake.]() [Provokoi shikuesit, boksieri rrihet nga persona të shumtë](https://www.koha.net/luftarake/provokoi-shikuesit-boksier-rrihet-nga-persona-te-shumte)

[Futboll.]() [Napoli e ndal Lazion](https://www.koha.net/futboll/napoli-e-ndal-lideren-lazion)

[Botë.]() [Mbretëria e Bashkuar zotohet për vazhdimin e mbështetjes ndaj Kosovës](https://www.koha.net/bote/mbreteria-e-bashkuar-zotohet-per-vazhdimin-e-mbeshtetjes-ndaj-kosoves)

[Lifestyle.]() [Britania po investon miliona në AI për të zbuluar demencën para shfaqjes së simptomave](https://www.koha.net/lifestyle/britania-po-investon-miliona-ne-ai-per-te-zbuluar-demencen-para-shfaqjes-se-simptomave)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"“Dior” sjell modelistë nga nëntoka","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/fashionista-ktv-ktv/dior-sjell-modeliste-nga-nentoka","datePublished":"2023-07-03T13:59:29+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:30:09+02:00","articleSection":"FASHIONISTA","wordCount":360,"author":[{"@type":"Person","name":"Sara Koci","url":"https://www.koha.net/autori/sara-koci/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kim Jones e ka shkruar tashmë emrin e tij në historinë e...","url":"https://www.koha.net/fashionista-ktv-ktv/dior-sjell-modeliste-nga-nentoka","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2023/July/03/356299111_225170903773829_4831849751489610959_n1688378422.png?w=1200&r=fill&q=80"}
```
