Java e modës në Milano nisi më 21 shtator dhe përfundoi më 25 shtator.
Këtë javë të modës e nisi brendi “Diesel”, në krye me disenjatorin Will Present, i cili prezantoi koleksionin e dytë të krijuar për këtë markë. Veçmas disenjatorëve, e veçantë tjetër e kësaj sfilate ishte skulptura gjigante e vendosur në mes të sallës. Gjithsej të ftuar ishin 4.800 persona të cilët panë një koleksion të ndarë në katër pjesë: “Denim”, “Utility”, “Pop”, “Extravagnza”.
Në Milano “Prada” prezantoi koleksionin e 23-të pranverë/verë për gra. Skena ku u shfaq koleksioni nga marka ishte i realizuar i gjithi me letër të zezë.
Për pos disenjatorëve që tani më kanë emër në botën e modës, Milano ishte qyteti ku debutuan disa kreatorë në brende të ndryshme. Njëri ndër ta është Marco De Vincenzo, i cili shfaqi koleksionin e parë për markën “Etro”.
Kurse “Gucci” e la publikun pa fjalë me konceptin që solli në këtë javë të modës. Të gjitha veshjet u prezantuan vetëm nga modele, e model binjakë.
Patjetër që marka ikonike italiane nuk mungoi me koleksionin e saj, bëhet fjalë për “Versace”. Ambienti ku u mbajt sfilata ishte i gjithi ngjyrë vjollcë i rrethuar me qirinj.
“Modelet e Varsacet” shkojnë në kishë, por në veshje rebele” kështu u përshkrua sfilata nga bllogerët e ndryshëm. Shfaqjen e përmbylli Paris Hilton, e veshur në fustanin që e karakterizon atë më së miri.
Një nga shfaqjet e fundit që e përmbylli këtë javë të modës është “Bottega Veneta”, brend italian, i cili u krijua në viti 1966. Pjesë e sfilatës së markës ishte edhe modelja ikonë, Kate Moss.