Që nga paraqitja që bëri Kim Kardashian në “Met Gala”, e veshur e tëra nga Balenciaga, bashkëpunimi i saj me këtë markë mori vëmendje të madhe.
Veshja e zezë, e cila ia mbulonte të gjithë trupin, u bë njëra nga veshjet më të komentuara në rrjetet sociale.
Kim Kardashian u shfaq në shumë ngjarje e veshur nga kjo firmë, por ajo që tërhoqi vëmendjen e mediave ishte fshirja e të gjitha fotografive të tjera nga llogaria që “Balenciaga” ka në Instagram, duke e lënë vetëm atë të influencueses.
Marka kështu ka zgjedhur që Kim të jetë imazhi i brendit për koleksionin e ri, të cilin e ka titulluar “Kim for Balenciaga”.
Fansat e tyre presin se çfarë do të sjellë më tutje kjo dyshe.