Karantinimi në shtëpinë e prindërve të saj bëri që Tega Akinola të zbulojë talentin e saj për ridizajnimin e këpucëve, çantave dhe kapelave.
22-vjeçarja nga Britania e Madhe përdor mjetet teknologjike për dizajnet e saj. Gjithçka nisi kur Akinola e pa një USB në dhomë dhe mendoi sesi do të dukej ajo po ta transformonte në një takë këpuce.
Kështu, gjatë periudhës së vetizolimit si pasojë e pandemisë ajo u fokusua në krijimin e veshjeve sportive dhe të përditshme, me përdorimin e mjeteve jo të zakonshme për botën e modës, si kabllo, USB, CD dhe të tjerë.
Disenjatorja mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale duke tërhequr vëmendjen e kompanive të mëdha elektronike.
Përveç këtyre elementeve elektronike, ajo përdori edhe çorape dhe çanta nga marka “Nike” për të krijuar takë këpucësh.