Moda është pasion i padiskutueshëm për shumë persona, kjo vlen edhe për Diandra Kajtazin, e cila është një fashioniste e vërtetë.
Kajtazi, përpos modës ka pasion edhe lulet dhe posedon edhe një lulishte “Labi Iris”. Lulet e kanë ndihmuar Diandrën të inspirohet çdo ditë për veshjet e saj e të eksperimentojë me ngjyra.
Në emisionin “Fashionista”, Diandra Kajtazi ka kombinuar disa buqeta lulesh me veshjet e saj, të cilat janë shumë verore.