FASHIONISTA

Këmishat unike të Vesës

Nëse është dikush që ia ka parë hairin karantinës së imponuar nga pandemia e virusit COVID-19, është edhe Vesa Guraziu.

Izolimi brenda shtëpisë e ka kthyer prizrenasen e re te një pasion i moçëm i saj. Dizajnon e rimodelon rroba, duke e kombinuar modernen me tradicionalen, raporton Fashionista në KTV.

Një faqe në Instagram do të ishte pikënisja. Produktet e saj momentalisht kufizohen në këmishë, fanella e fustane. Por ato janë unike.