EXPRESS

Zëri engjëllor i motrave Bajrami

Të rritura në një familje muzikantësh, për Majlinda dhe Zyrije Bajrami dashuria për këndimin lindi krejt natyrshëm.

Vajzat me zë engjëllor, së fundi kanë marrë vëmendje të madhe në rrjete sociale, duke e shkrirë talentin në interpretimin e këngëve të njohura, raporton KOHA.

Ripërpunimet, motrat Bajrami, po i shoqërojnë me instrumentin “ukulele”, ndërsa së shpejti ato do ta sjellin këngën e parë origjinale.

Motrat nga Gjilani, të cilat po cilësohen si zëra të veçantë nuk e kanë ndërmend të ndalen me përpunime. Secila ditë sjell një frymëzim të ri për to.