Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

Tri artefakte nga Kosova në Muzeun e Fieldit në Chicago

Në institucionin prestigjioz 129 vjet të vjetër, Muzeu i Fieldit në Chicago, Kosova nëpërmjet tri artefakteve çon një rrëfim që gjëllin 5 mijë vjet para Erës sonë. Në “Mbretërit e Parë të Evropës” siç titullohet ekspozita me artefakte prej 11 vendeve të Evropës Juglindore, shteti më i ri evropian ka çuar Reliefin e Kamenicës bashkë me dy figurina terrakote të Bardhoshit. Më shumë për këtë temë tregon, Vjollca Aliu, zëvendësuese e drejtorit të Muzeut Kombëtar të Kosovës, e cila ishte e pranishme në hapje të ekspozitës.