Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

Rock për Edi Kingun

“Legends Never Die”, ka qenë mesazhi i koncertit përkujtimor për Edi Kingun dhe një thirrje e tillë është dëshmuar prej miqve e kolegëve të tij.

Ata janë bërë bashkë në njëvjetorin e vdekjes së tij duke sjellë disa prej këngëve që mbajnë edhe vulën e avangardistit të muzikës shqipe.

Ka qenë gati e nënkuptueshme dhe s’ka pasur tjetër mënyrë për ta kujtuar Edi Kingun, pos me një koncert rocku. Në repertor ishin edhe këngë të cilave njëri prej rockerëve dhe bateristëve më të mirë në Kosovës, bashkëthemelues i grupit ikonik “Seleksioni 039”, u ka dhënë frymë. E ato tashmë janë shënjuese të historisë muzikore të këtyre anëve.

Emra të njohur të rock-muzikës në Kosovë, përfshirë Gëzim Hasku (Geza) në kitarë elektrike, Besim Gashi-Babuka në bateri, vokalisti llir Baxhaku, Birol Urxhan në kitarë elektrike, Xhemil Gjini në perkusione, Gent Gorani në bas, janë mbledhur të premten mbrëma në një prej hoteleve në Pejë për të kujtuar mikun e tyre Eduard Merakun. Edi King vdiq më 13 janar të vitit të kaluar.

“Këtë organizim e kanë bërë Edi Çivlaku dhe Gent Gorani. Këta janë muzikantë basistë dhe kitaristë të cilët gjithashtu kanë performuar me Edin shumë, kështu që ata e kanë shprehur dëshirën për hir të këtyre muzikantëve. Por edhe ne e kemi ndërmend të bëjmë edhe një organizim në të ardhmen me ‘Seleksionin 039’ për shkak se Edi ka qenë këngëtar i këtij grupi. Për të ardhur këtu disa madje edhe e kanë humbur punën sonte, kanë pasur të performojnë në Prishtinë, por i kanë lënë punët e veta dhe kanë ardhur, pavarësisht se ka qenë edhe mjaft ftohtë”.

Edhe George Michael dhe Elton John mund të sjellin një duet të ri pas vdekjes së këngëtarit Showbiz 3 d. më parë George Michael dhe Elton John mund të sjellin një duet të ri pas vdekjes së këngëtarit

Vokalisti Ilir Baxhaku, i cili performoi këngën ritmike të “Gipsy King” dhe “Los Lobos”, “La Bamba”, ka treguar se si Edi Kingu ishte bërë frymëzim që ai të fillonte karrierën muzikore.

“Edi ka pasur shokë të mirë nëpër të gjithë Kosovën. Ai ka qenë një njeri shumë i dashur, një njeri që u ka dhënë shumë vullnet dhe shumë shtytje të rinjve. Domethënë nëse ai e ka ditur se dikush ka talent, ka shku dhe e ka dëgju, është marrë me të, i ka dhënë vullnet dhe ia ka mundësuar, me aq sa ka mundur, të merret me muzikë. Edi ka qenë ashtu siç edhe e kemi quajtur, ‘King’”.

Këngëtarja Erëza Çerkini, e cila së bashku me Baxhakun kënduan pothuajse tri orë rresht, tregoi se ajo ishte rritur me muzikën e Edi Kingut dhe se ftesa për të performuar këngët e tij vetëm se e kishte nderuar edhe më shumë.

“Unë jam rritur, prindërit e mi janë rritur me muzikën e tij. Ka qenë një ndjenjë e papërshkrueshme fakti që i kam kënduar këngët e tij dhe të bëj muzikë me njerëzit që kanë bërë muzikë me Edi Kingun. Nuk ka pasur asnjë diskutim. Si me kanë ftuar kam thënë: ‘Po, patjetër’. Mendoj se duhet të jemi shumë, shumë krenarë dhe jemi shumë me fat që kemi pasur krijues siç ka qenë Edi Kingu dhe komplet bendi i tij”.

Përveç këngëtarëve dhe muzikantëve në sallë pati edhe shumë adhurues e miq të Edi Kingut, të cilët kishin ardhur për ta kujtuar e dëgjuar edhe një herë këngët e tij.

“E kemi pasur shok, e kemi dashur të gjithë dhe ka qenë inspirim për shumë gjenerata. Atë do ta mbaj në mend si një njeri të hareshëm, shok të mirë dhe gjithmonë i gëzuar”.

Edhe Kënga e kujtimi për Nexhmije Pagarushën edhe me perlat e epokës së saj Kulturë 1 j. më parë Kënga e kujtimi për Nexhmije Pagarushën edhe me perlat e epokës së saj

Edi Kingu kishte nisur të merrej me muzikë qysh i ri. Ishte në hap me botën sa u përket zhanreve që arritën kulimin e popullaritetit. Në vitet ‘60 komuniteti afrikano-amerikan duke përzier zhanret soul, jazz e blues do të nxirrnin në pah zhanrin funk që njihet edhe si muzikë e vallëzimit.

Në vitin 1982 bashkë me vokalistin Ardijan Rrusta, bas-kitaristin Nehat Kollçaku, Gëzim Haskun (Geza) në kitarë elektrike Gyltekin Vallën në bas-kitarë, do të themelonin grupin “Seleksioni 039”. “Seleksioni 039” njihet për këngët “Baraz dashuri”, “Harro princin!”, “Ndeja”, “Nuk i dua retë”, “Satana ime”, “Semafori defekt”, “Ti je dritë e unë jam yll”, “Tre të humbur në magji” e të tjera.