Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

“Qyteti im gjatë pandemisë”

Pandemia e koronavirusit ka ndryshuar mënyrën e jetesës në të gjithë botën.

Ekspozita “Qyteti im gjatë pandemisë” e përmbledh këtë realitet nga perspektiva të ndryshme, raporton KOHA.

Fotografia fituese e Kushtrim Krasniqit është e shkrepur në një ndërtesë të braktisur në Prizren dhe përçon atmosferën e kësaj situate.

Fotografitë paraqesin sheshin e braktisur e nxënësit para shkollës me distancë nga njëri-tjetri.

Prezenca e policëve në shesh është ngrirë në një shkrepje nga kamera e fotografit Arben Llapashtica, i cili është shpërblyer me vendin e dytë në këtë garë.

Ky konkurs fotografik ka mbledhur fotografi të rreth 25 fotografëve kosovarë.

Edhe “Qyteti im gjatë pandemisë” me imazhe të jetës në kontraste Kulturë “Qyteti im gjatë pandemisë” me imazhe të jetës në kontraste

Me këtë aktivitet Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka shënuar Ditën Botërore të Planifikimit të Qyteteve. Kjo ekspozitë përmbledh mesazhe për ndikimin në imazhin e qytetit.

Ekspozita “Qyteti im gjatë pandemisë” do të qëndrojë e hapur për një javë në ndërtesën e ish-“Rilindja”.