EXPRESS

Njomza Neziri planifikon krijimin e një kreacioni nga çantat ekologjike

Qëndrimi në oborrin e shtëpisë në kohë të izolimit e ka inspiruar Njomza Nezirin, që të krijojë çanta ekologjike.

Disa prej tyre kanë pamjen e qeseve të plastikës. Neziri kështu po synon të bëjë thirrje për mbrojtjen e natyrës, raporton KOHA.

Njomza vazhdimisht punon me materiale të ricikluara. Çdo gjë që familja e nxjerr jashtë funksionit, ajo e kthen në krijim artistik

Njomza Neziri ka krijuar edhe disa libra sensorikë. Këta libra që janë të punuar me dorë u ndihmojnë fëmijëve në zhvillimin e hershëm motorik.

Punimet artistike që i ka ekspozuar në Shkup karakterizohen me qëndisje në pëlhurë. Përmes tyre ka paraqitur fuqizimin e gruas.

Njomza Neziri do të vazhdojë të krijojë çanta ekologjike, të cilat synon t’i përmbledhë në një koleksion të veçantë.