Pesëmbëdhjetë artistë, kryesisht nga Mitrovica, i prezantuan veprat e tyre në ekspozitën që synon të ndërtojë ura bashkëpunimi.
Në mungesë të galerisë së qytetit dhe për shkak të masave parandaluese ndaj COVID-19, Shoqata e Artistëve Vizualë dhe Muzikorë e organizoi ekspozitën “Cult Bridge” në njërën nga kafenetë e qytetit të minatorëve, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë kuadër të kësaj ekspozite u prezantuan dy vepra të artistes Verona Ahmeti.
Në këtë ekspozitë u ekspozuan vepra me tematikë të ndryshme. Mes tyre, piktura që gërshetojnë imagjinatën me realitetin, si dhe peizazhe shumëngjyrëshe.
Ekspozita e organizuar në kuadër të edicionit të dytë të “Cult Bridge” do të qëndrojë e hapur për një muaj.