Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

“Enduro Leaders”, motoçiklizëm, shoqëri dhe siguri

Tash 15 vjet, ata i ka bashkuar dashuria dhe pasoni për motoçiklizëm, e së fundmi, këtë grup shoqëror e kanë kthyer në klub të mirëfilltë.

“Enduro Leaders”, i përbërë nga 15 anëtarë, momentalisht është një ndër klubet e vetme të motoçiklizmit ekstrem në vend.

Terrenet që zgjedh ky klub, janë gjithmonë të pazakonshme, e të paqasshme për ecje ose ngasje me makinë.

Ndër këto terrene, është edhe një tunel, ekzistencën e të cilit nuk e di shumëkush.

3 kilometra i gjatë, tuneli hekurudhor që lidh fshatin Llukar me Bërnicën e Epërme, nuk është vizituar për një kohë shumë të gjatë.

Edhe Biçikleta si zgjidhje për trafikun në Prishtinë SOT Biçikleta si zgjidhje për trafikun në Prishtinë

E një ndër gjërat më të veçanta të këtij sporti është mënyra se si praktikohet.

Së bashku me adrenalinën dhe emocionet që sjell ky sport, sigurisht se vijnë edhe rreziqet, me të cilat djemtë e “Enduro Leaders” tashmë janë mësuar.

Por, cilat janë masat që duhet ndërmarrë për parandalimin e rrezikut gjatë motoçiklizmit?

Rrugëve të Kosovës nuk mungojnë motoçiklistët, të cilët shumë shpesh nuk janë të përgatitur si duhet për këtë sport.

Edhe “Çikat n’motor” mbledh në Prishtinë adhurueset e motoçiklizmit SOT “Çikat n’motor” mbledh në Prishtinë adhurueset e motoçiklizmit

Për një motoçiklist të mirë, primare është siguria, e kjo është edhe këshilla e Ali Canollit nga “Enduro Leaders”.

“Enduro Leaders” shumë shpejt do të zgjerohet edhe më shumë, duke hapur vend për pasionantë e dashamirë të rinj të motoçiklizmit.