“Express” e realizoi një lidhje direkte me aktorin Arbër Mehmeti i cili jeton dhe vepron në Los Angeles.
Mehmeti së fundmi ka luajtur në një episod të serialit, “The Rookie: Feds”, që është mjaft i ndjekur në Amerikë. Ai tregoi më shumë rreth kësaj eksperience dhe bashkëpunimit me aktoren protagoniste të serialit, Niecy Nash.
Ndër të tjera tregoi për procesin e audicioneve në Hollywood, rolet që i ofrohen zakonisht, rikthimin në punë pas periudhës së Pandemisë dhe të tjerë.