EXPRESS

Tri objekte si një rrëfim për arkitekturën moderne

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

I mjaftojnë tri objekte për ta kundruar arkitekturën moderne në Kosovë. Në fakt, historisë së tyre ua bashkon kujtimet. “2+1 dokumentarë mbi arkitekturën moderne në Kosovë” është përtej dokumentimit të strukturave ndërtimore. Ai prek kujtesën kolektive. Fillon me dokumentarin e titulluar “Ngjyrat”, për “Bankosin” e Pejës, vazhdon ciklin me “Vijat dhe “Kupolat”, për Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Biblioteka Kombëtare e Kosovës e përmbyll triptikun.

Arkitektja Flaka Xërxa-Beqiri nëpërmjet këtij projekti synon që t’i sjellë këto objekte shumë të njohura për secilin qytetar të Kosovës nëpërmjet përjetimit të tyre.