EXPRESS

“FEMART” për ikonat e kulturës shqiptare

 

Një gotë verë, disa këngë dhe shumë kujtime janë bërë bashkë në galerinë “Paper” në Prishtinë. E gjithë kjo ka ardhur si nevojë për ta mbushur zbrazëtinë për ikonat e artit që vdiqën gjatë dy vjetëve të fundit.

Mbrëmja e katërt e “FemArt” është titulluar “Artistet që na mungojnë” dhe u është dedikuar Nexhmije Pagarushës, Leze Qenës, Shahindere Bërlajolli-Stafait dhe Violeta Rexhepagiqit. Si gra që kanë sfiduar realitetin, pavarësisht sa i vështirë ka qenë ai.