Është ekipi i KOHËS, ai që e bën KOHËN adresën më të veçantë të raportimit dhe të respektimi të etikës. Në 21-vjetorin e ditëlindjes së Kohavisionit mund të shihni se si është të jesh në prapaskenë të emisionit “Express” dhe si është të jesh gazetar për të raportuar çdo ditë nga fusha e artit dhe kulturës.
“Me qenë pjesë e redaksisë së kulturës është shumë privilegj pasi që kultura në grupin KOHA trajtohet me prioritetin e njëjtë sikur se fushat e tjera”, ka thënë gazetarja Gili Hoxhaj.
“Duhet theksuar faktin se kompania KOHA është e vetmja kompani që ka redaksi të kulturës, kur them redaksi të kulturës e them në kuptimin e parë të fjalës pasi që është një grup goxha i madh i njerëzve që janë të fokusuar vetëm në dokumentimin e ngjarjeve kulturore të këtij vendi, por edhe përtej nesh”, ka shtuar gazetari Shaban Maxharraj.