EXPRESS

Flaka Goranci me projekt të ri dedikuar grave kompozitore

 

Mezzo-sopranoja Flaka Goranci personifikon zërin shqiptar që po depërton në skenat e njohur evropiane. Por, tash e një kohë ajo është duke përgatitur edhe një projekt të ri.

“Zëri i gruas në muzikë” titullohet projekti i saj më i ri, i cili bashkon emrat e kompozitoreve të njohura që prapa kanë dhe një histori për të treguar. Për këtë projekt, Goranci ka bashkëpunuar me muzikologe nga Kosova, Turqia e Italia.