EXPRESS

Njeriu para lindjes në rrëfimin dramaturgjik

 

Një protagoniste, e cila beson në jetën pas lindjes dhe tjetri që është skeptik për ekzistimin e një bote tjetër, frymojnë brenda barkut të nënës së tyre. X dhe Y janë qenie të padefinuara me emër, mirëpo jo edhe me mendime.

Brenda kopertinës së dramës “Rrënjë” të Ulpianë Malokut, ata bëhen dëshmitarë të shpresës për nënën e tyre dhe të dyluftimit ekzistencial.