Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

Me biçikleta festohet 28 Nëntori

Po kërkojnë t’iu bashkohen pasionantët e biçikletave për ta festuar ditën e flamurit.

“Bashkohuni me ne të festojmë 28 Nëntorin” është thirrja e grupit të çiklistëve “Kosova Bike”, të cilët do të përshkojnë disa shtigje në Prishtinë duke bartur me vete flamuj kombëtarë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nisja e çiklistëve do të bëhet të shtunën nga sheshi “Skënderbeu”, në orën 16:00.

Respektimi i masave anti Covid-19 është kërkesa ngulmuese e grupit “Kosova Bike” ndaj pjesëmarrësve të kësaj ngjarjeje.

“Kosova Bike” me këtë dhe aktivitetet që realizon ka për qëllim të sensibilizojë njerëzit për rëndësinë e ngasjes së biçikletës.