EXPRESS

Prezantohet platforma turistike e Prishtinës

“Një qytet i vogël, me zemër të madhe dhe karakter shumëngjyrësh”, vlerësohet vazhdimisht kryeqyteti i Kosovës.

Këto karakteristika u theksuan edhe në prezantimin e brendit dhe platformës turistike të Prishtinës që u prezantua në kinemanë “Armata”.