Parku Nacional i Amboselit, në Safarin afrikan në Kenia është i njohur qysh para më shumë se një shekulli, por edhe sot vazhdon të jetë atraksion i madh për vizitorët.
I shtrirë në një hapësirë prej mbi 39 mijë hektarësh, ky park ofron ndjesi magjike, që nuk mund të paramendohet pa e përjetuar.
këtë vend rriten e jetojnë mbi 80 lloje kafshësh të egra. Po ashtu këtu gjejnë strehë edhe 420 lloje shpezësh.
Luanët do t’i shohin vetëm vizitorët që janë më me fat. Ndonëse, janë mbretërit e Safarit, ata janë të paktë në numër dhe po shkojnë drejt zhdukjes.
Sa herë që shihen grupe kafshësh duke shpejtuar hapat për të ikur, është paralajmërim se luanët janë aty diku afër. Ciceronët i orientojnë kah ato lokacione, vizitorët që ngulin këmbë të mos e lëshojnë parkun pa i parë edhe luanët.
E pulëbardhat safariane kanë gjetur një mënyrë unike për t’u mbijetuar grabitqarëve. Ecnin përkrah të fortëve, si elefantëve apo edhe buajve. Atyre, u rrinë edhe mbi shpinë, e mbi kokë. Elefantët ndonjëherë i përzënë, duke u rënë me bisht, sa herë që pulëbardhat e teprojnë duke iu mbështjellë përreth këmbëve. “Të fortët” nuk i gjuajnë për ushqim këto shpezë.
Buajt janë ata që pushtojnë moçalet. Futen në to, përlyhen me baltë deri te koka. Kjo është mbrojtja më e mirë nga pushtimi i insekteve, para se të shtrihen për të pushuar mbi barin përreth ujit.
Kafshët dhe shpezët e Safarit ushqehen dhe jetojnë kryekëput nga ato që ofron natyra. Ato nuk kanë kërkuar kurrë ushqim nga dora e njeriut.
Madje vizitorët e kanë të ndaluar të zbresin nga automjetet me të cilat vizitojnë Safarin.
Përgjatë gjithë parkut shihen moçale të vogla. E aty ku kanë shteruar ujërat, sipërfaqet e dheut janë të mbuluara me ngjyrë të bardhë.
Gurët e zi dhe të kuq me vrima, që janë “dhuratë” nga erupsioni vullkanik i Kilimanxharos, shoqërojnë rrugën e vizitorëve gjithandej parkut. E mali Kilimanxharo, i cili edhe pse gjendet në shtetin e Tanzanisë, është një tjetër atraksion i këtij parku.
I vetmi vend ku mund të ecet këmbë në Safari, është një kodrinë, ku kafshët e egra asnjëherë nuk ngjiten. Ato kanë hetuar këmbën e njeriut të ketë shkelur aty, dhe nuk duan të përzihen me ta.
Një ditë të lodhshme, por të paharrueshme e magjepsëse, vizitorët nuk kanë si ta përmbyllin ndryshe, pos me këngën keniane që shoqërohet me trampolinën punëdore, brenda resorëve të ndërtuara midis Safarit. Aty, nata bëhet e ftohtë. Jashtë mund të qëndrohet vetëm përreth zjarrit.
është shpallur zonë e mbrojtur nga UNESCO para 30 vjetësh.