Shtatë kilometra larg qendrës së Gjilanit ndodhet kartingu “Arena”, i rrethuar me bukuritë e fshatit Përlepnicë.
Përmes veturave të tipit “Honda”, të pasionuarit pas shpejtësisë mund të manovrojnë në këtë pistë deri në 80 km në orë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇdo klient që pranon të garojë në këtë arenë duhet t’u nënshtrohet rregullave të kartingut dhe t’i vendosin pajisjet e sigurisë.
Tek arena e veturave të shpejta qëndron instruktori Ilir Mehmeti, i cili këshillon se si të drejtohet kjo veturë që ka vend vetëm për shofer.
Mosha 82-vjeçare për Namon Bucollin nuk paraqet ndonjë pengesë për të bërë xhiro në pistën e adrenalinës.
Ai rrëfen se tash e tre vjet rregullisht e frekuenton këtë vend.
Kartingu “Arena” në gusht të këtij vitit po planifikon ta organizojë një garë në të cilën do të marrin pjesë ngasës nga i gjithë vendi.