Një aktivitet më ndryshe se të tjerët, përplot shpejtësi dhe adrenalinë. Me karting vendosën të argëtohen fëmijët në këtë ditë të nxehtë. Para se të hipnin në makina, fëmijët sigurohen që t’i marrin të gjitha informacionet e duhura rreth tyre, meqë kartingu duket si sport mjaft sfidues.
Disa me shumë shpejtësi e disa me më shumë kujdes, të gjithë kënaqen dhe përjetojnë një ndjenjë të veçantë.
Për të gjithë kartingu ishte një eksperiencë e re shumë interesante, të cilën do të donin ta përjetonin sërish.