Muaj më parë, Galeria Kombëtare e Kosovës, kishte fikur dritat dhe ishte mbuluar nga qetësia. Pas disa muajsh, mbrëmë asaj iu kthyen ngjyrat.
Vepra të mbi 40 artistëve nga vende të ndryshme, u prezantuan në “Bienalen Ndërkombëtare të Vizatimit”.
Në kushte pandemie, artistë e organizatorë u bashkuan për përzgjedhjen e më të mirëve në këtë bienale.
Nga kjo bienale dolën dy fitues, Jakup Ferri dhe artisti slloven Crtomitr Frelih.
Abaz Hado, pjesë e jurisë, zbuloi se ndarja e çmimit për vetëm një artist ishte e pamundur.
Fituesit kryesorë nuk morën pjesë në këtë ngjarje, për shkak se që të dy gjenden jashtë vendit.
Pjesë e “Bienales së Vizatimit” ishin edhe emra të njohur të skenës tonë artistike si Zake Prelvukaj, Majlinda Kelmendi, Gani Llalloshi e Visar Mulliqi.
Ky organizim u përkrah edhe nga ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 11 korrik.