EXPRESS

Profili artistik i inxhinierit teknik

Imri Musliu, mësimdhënës në shkollën teknike “Pjetër Bogdani” në Ferizaj, e ka pasion artin dhe natyrën.

Autodidakt i karikaturës, nisi të merret me këtë formë arti qysh në vitet ’80 dhe interesimi i tij për këtë fushë është kurorëzuar me organizimin e një festivali të përvitshëm në qytetin e tij.

Krahas karikaturave, ai shkruan poezi e romane dhe mbledh fjalë të urta popullore, anekdota, të cilat i ka botuar në disa vëllime, raporton KOHA.

Ndër botimet më të veçanta të tij është ditari i luftës, në të cilin i ka përmbledhur 78 ditë ankthi e shprese.

Mësimdhënësi i makinerisë i ka kontribuar në disa mënyra qytetit dhe fshatrave përreth.

Viteve të fundit, pasion i tij është bërë edhe natyra. Nga shëtitë e shumta që bën gjithandej vendit, shkrep fotografi të pjesëve më të veçanta.

Në maj të këtij viti, karikatura e tij u përzgjodh dhe u shpërblye me mirënjohje nga Festivali Ndërkombëtar i Karikaturës në Filipine.