Pesëdhjetë e dy fotografi pasqyrojnë rrugëtimin nëpër kohë në ngjarjet që trasuan rrugën dhe përcaktuan fatin e kombit.
Dëshmitë e një periudhe të rëndësishme për shqiptarët janë ekspozuar në ambiente të Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFotografitë e nxjerra nga fototeka “Marubi” të Shkodrës, “Jëlldës Sarajit” të Stambollit dhe nga arkivi shtetëror i Shqipërisë u prezantuan për ta shënuar 142-vjetorin e ngjarjes historike.
Ekspozita “Personalitetet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, me autor Parim Kosova, u konceptua në formën e një kujtimi të përpjekjeve për ndaljen e copëtimit të trojeve shqiptare.
Në ceremoninë hapëse të ekspozitës, ministrja e Kulturës shpalosi kronologjinë e themelimit të Lidhjes së Prizrenit.
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani tha se Lidhja e Prizreni ishte rizgjim i kombit shqiptar.
Ekspozita me fotografi dhe portrete të udhëheqësve e veprimtarëve të Lidhjes së Prizrenit u cilësua mësim edhe për të sotmen.