Dy alpinistët kosovarë që pushtuan më 22 maj majën më të lartë të Everestit, Arineta Mula dhe Nazmi Hasanramaj, janë rikthyer në vendlindje.
Menjëherë pas aterrimit ata kanë përshkruar momentin e arritjes së majës më të lartë në Botë në një deklaratë që transmetohet ekskluzivisht në KOHA.
“Interesant sepse nuk shihej nga larg hiq se ku është maja. Vazhdimisht ecnim e nuk e dinim çka po na pret. Shumë interesante. Vazhdimisht me maskë të oksigjenit”, ka thënë Mula, ndërsa Hasanramaj ka shtuar se gjithçka funksionoi si grup. “E gjithë kjo e arritur ishte falë bashkëpunimit të fortë si grup”.