Lajme

Rikthehen në Kosovë dy alpinistët që pushtuan Everestin

Dy alpinistët kosovarë të Klubit Alpin Prishtina, Nazmi Hasanramaj dhe Arineta Mula, janë kthyer në Kosovë pas përfundimit me sukses të Ekspeditës së Kosovës në Everest.

Shumë qytetarë i kanë pritur dy pushtuesit e Everestit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Aty pritet të mbahet edhe një konferencë për shtyp nga anëtarët e ekspeditës.

Hasanramaj e Mula kishin pushtuar majën më të lartë të botës, 8848 metra lartësi mbidetare, më 22 maj. Ekspedita e tyre zgjati 66 ditë.