Lajme

Ekspedita Kosova në Everest kthehet në shtëpi – dita 66

Pas përfundimit të suksesshëm të Ekspeditës së Kosovës në Everest, alpinistët e Klubit Alpin Prishtina, Nazmi Hasanramaj dhe Arineta Mula, sot kthehen në Kosovë.

Klubi Alpin Prishtina u ka bërë ftese miqve dhe dashamirëve që të dalin t’i presin anëtarët e ekspeditës nga ora 19:45 (në terminalin e vjetër), kur pritet të aterrojë aeroplani me të cilin do të kthehen. Për këtë rast është siguruar edhe transporti falas me autobusë që do të nisen nga parkingu te Pallati i Rinisë në orën 18:30.